Kronika 5 March 2025, 17:40 Nga VNA

VNA siguron fotot nga kapanoni me hashash i anëtarëve të grupit kriminal të drejtuar nga Kristo Qirici

Ndaje në Whatsapp

Fotot më lart janë zbuluar në komunikimet në Sky EÇ mes anëtarëve të grupit kriminal të drejtuar nga Kristo Qirici, vëllai i biznesmenit të vrarë në 2022 Edmond Papa dhe Eldjan Alushaj. Në këto foto, shfaqet një nga anëtarët e grupit kriminal me bazë në Sarandë, Xhino Nebi, teksa ndodhet në kapanonin ku mbaheshin sasitë e hashashit, që më pas trafikoheshin drejt Greqisë.

Kristo Qirici i shkruan Eljdan Alushaj dhe e pyet: A janë tharë mirë dhe se kur do i nisin? Alushaj i përgjigjem: U thanë mirë dhe humbën 3 kg. Alushaj i dërgon foto të shtetasit Xhino Nebi, i cili shfaqet në një magazinë bashkë me persona të tjerë, ku duket se po paketojnë thasë me kanabis.

Grupi kriminal ka trafikuar sasi të mëdha të hashashit dhe me favorizimin e zyrtarëve të policisë, Shkëlzen Ruska, shef krimesh në Himarë, Ervis Alisinanaj, shef krimesh në Lushnje, të cilët janë arrestuar, Besmir Dërvishi shef i policisë kufitare Himarë, që është shpallur në kërkim.

Erdit Hazizaj, ish-oficer i forcës së Posacme Operacionale dhe kandidat për kryebashkiak në Roskovec i koalicionit Bashkë Fitojmë, del po ashtu në komunikime direkte me Qiricin, kreun e grupit.

Ky grup është në përplasje të fortë me grupin e Aleksandër Sadikaj i njohur si Sanco që u ekzekutua në afërsi të TEG me shpërthim eksplozivi dhe grupin e Adriatik Kalemit dhe janë shkaktuar shumë viktima nga konflikti mes tyre që dyshohet të ketë nisur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme