Kronika 5 March 2025, 16:13 Nga VNA

Tirana pa energji elektrike, reagon OSHE: Një nga transformatorët u përfshi nga flakët!

Ndaje në Whatsapp

Disa zona të Tiranës janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike mesditën e kësaj të mërkure.

Zonat e prekura janë Rruga e Elbasanit, Uzina e Autotraktorëve, Brryli, Shkolla e Bashkuar, Ali Demi dhe zona e Freskut, janë pa energji prej më shumë se një ore.

Mësohet se shkak për këtë është bërë një defekt në sistemin e transmetimit.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

Në reagim, shpjegohet se shkak për ndërprerjen e energjisë ka qenë një nga transformatorët që është përfshirë nga flakët.

Reagimi

Për shkak të flakës në kanalin e kabllove 20kV të një prej fiderave të NST Traktora, sot rreth orës 13.27, janë stakuar për masë sigurie çelësat 20kV të transformatorit duke lënë pa tension NST Traktora.

Menjëherë u morën masat për shuarjen e flakëve ndërsa për objektet e rëndësisë së vecantë si spitalet, furnizimi me energji elektrike u krye përmes linjave alternative.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme