Kronika 6 Mars 2025, 13:14 Nga VNA

SPAK sekuestron pasuritë e Kristo Qiricit, i cili drejtonte grupin e trafikut të drogës në Sarandë. Në këtë grup ishin të përfshirë edhe katër zyrtarë policie

Ndaje në Whatsapp
SPAK sekuestron pasuritë e Kristo Qiricit, i cili drejtonte grupin e

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme lëshoi më 3 mars, udhrin për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi 90 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave në hetim në kuadër të procedimit penal nr.169, të vitit 2022. Më datë 14.02.2025, në kuadër të këtij procedimi penal janë regjistruar emrat e dhjetë shtetasve që u atribuohen veprat penale* (shih shënimet për gazetarët), ndër të cilët edhe shtetasit; K.Q (alias J.H, alias J.Q), E.A (alias K.A) dhe SH.K, të përfshirë gjatë viteve 2019-2021 në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike (cannabis sattiva) në zonën e Sarandës dhe rrethinat e saj, si dhe trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria për në Greqi, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Gjatë hetimeve paraprake nga ana e Hetuesve Financiarë në Prokurorinë e Posaçme, si dhe nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë kryer një sërë veprimesh hetimore në lidhje me hetimin pasuror në kuadër të këtij proçedimi penal. Një ditë pas lëshimit të urdhrit të Prokurorisë së Posaçme, më datën 04.03.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka njoftuar të gjitha agjencitë shtetërore të ngarkuara për regjistrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe bankat e nivelit të dytë, për ekzekutimin e vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin “Për caktimin e masës së sekuestros preventive”.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore për marrjen në dorëzim dhe administrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, për të cilat është vendosur sekuestro preventive. Pasuria “Objekt Shërbimesh + Hotel”, në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë. Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe 440 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë. Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë. Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë. Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë. Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë. Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë. Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë. Pasuria “Truall” me sipërfaqe 708 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë. Pasuria “Truall”, me sipërfaqe 308 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë. Pasuria nr. 24/494, me status “Regjistrim i përkohshëm”, në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë. Apartament, me sipërfaqe 84 m², në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë. 9 pasuri të paluajtshme, në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë. Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 177 m², në pronësi të shtetaseve A.B dhe K.S, në Sarandë. Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 58.5 m², në pronësi eventuale të shtetasit E.A (alias K.A), në Sarandë. 2 pasuri “Garazhe” të emërtuar “vend parkimi”, në pronësi eventuale të shtetasit E.A (alias K.A), në Sarandë. Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 77.75 m², në pronësi të shtetasit D.A, në Sarandë. Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 142.4 m², nga e cila 126 m² sipërfaqe banimi dhe 16.4 m² sipërfaqe e përbashkët, në pronësi eventuale të shtetases K.S, në Tiranë. Pasuria “Garazh”, në pronësi eventuale të shtetases K.S, në Tiranë. Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 249.00 m², në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Tiranë. Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 249.00 m², në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Tiranë. Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 38.00 m², në pronësi të shtetasit SH.K në Tiranë. Pasuria “Post Parkimi”, në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Tiranë. Pasuria “Truall” me sipërfaqe 562 m², nga e cila kati i parë 110 m² ndërtesë dhe 19 m² verandë; kati i dytë 44 m² ndërtesë, 18 m² verandë dhe 9 m² ballkon; si dhe kati i tretë 133 m² ndërtesë, në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Mullet, Tiranë. Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 202.15 m², në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në Tiranë. 4 pasuri “Poste parkimi” në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në Tiranë. Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 1863 m², në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Borsh, Sarandë. Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 896 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë. Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 950 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë. Pasuria “Tokë Pemtore”, me sipërfaqe 1455 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë. Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 950 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë. Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 1900 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë. Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 897 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë. Pasuria “Kullotë” me sipërfaqe sipërfaqe 17,100 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në vendin e quajtur Adhendri, Palasë, Vlorë. Pasuria “Kullotë” me sipërfaqe 13, 775 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në vendin e ndodhur Adhendri, Palasë, Vlorë. Pasuria “Vilë Elitare”, me sipërfaqe ndërtimore prej 422.3 m², kati 0 me sipërfaqe prej 229.9 m²; kati 1 me sipërfaqe prej 177.3 m² dhe verandë me sipërfaqe prej 15.1 m², në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në resortin turistik “San Nicolas” në Palasë, Dhërmi, Vlorë. të këtij subjekti. Palasë, Dhërmi, Vlorë. Pasuria “Automjet” i markës “Mercedes Benz”, modeli G 400 D, viti i prodhimit 2020, në pronësi të shtetases A.K. Llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetasit K.Q. Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetasve K.Q dhe E.B. Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të personit fizik K.Q, si dhe në emër të shtetasve K.Q dhe E.P. Llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetaseve A.B dhe T.Q. Llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetaseve A.B dhe S.Q. Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetasve A.B dhe E.P. Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetases A.B. 2 llogari bankare në “Credins” Bank, në emër të një subjekti tregtar, si dhe shtetaseve A.B, A.A dhe M.S. 2 Llogari bankare në “Intesa SanPaolo” Bank, në emër të shtetases A.B. 3 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetases K.S. Llogari bankare në “Intesa SanPaolo” Bank, në emër të shtetases K.S. 5 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetasve A.K dhe SH.K. 2 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të një personi juridik, si dhe shtetasve SH.K dhe B.K. 6 llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetasit SH.K. Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të një personi juridik, si dhe shtetasve SH.K dhe B.K. 2 llogari bankare në “Credins” Bank, në emër të personit fizik SH.K dhe shtetasit SH.K. Llogari bankare në “Credins” Bank, në emër të shtetasit SH.K. 5 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetases A.K. 2 llogari bankare në “Intesa SanPaolo” Bank, në emër të shtetases A.K. Personin Fizik “K.Q”, me objekt të veprimtarisë “Hotel, Bar Resorant” në Sarandë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjekti. Një subjekt tregtar, me objekt të veprimtarisë “Hoteleri”, në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjekti. Personin Fizik “SH.K”, me objekt të veprimtarisë “Hotel, Bar Kafe dhe Restorant”, në pronësi të shtetasit SH.K, në Tiranë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjek

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme