Kronika 6 March 2025, 11:38 Nga VNA

Mostrës i çirret maska – vrasësi dhe terroristi shqiptar i lirë rrugëve/ The Sun betejë ligjore me ushtarin e Aldo Bares

Ndaje në Whatsapp
Mostrës i çirret maska – vrasësi dhe terroristi shqiptar

Një prej njerëzve më besnikë të bosit të njohur të krimit Aldo Bare ka hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur një pasaportë të falsifikuar për të aplikuar për azil. Tabloidi britanik The Sunka ndjekur prej vitit 2023 këtë rast dhe tashmë ka fituar një betejë ligjore 23-mujore për të zbuluar identitetin e tij.

Bëhet fjalë për Maksim Çelën, ish-anëtar i Bandës së Lushnjës, i dënuar me 25 vite burg në Shqipëri për një sërë krimesh, përfshirë vrasjen e oficerit të policisë Klenti Bano në prill të vitit 2000. Pasi kreu dënimin, ai u largua nga Shqipëria dhe hyri në Britani përmes Spanjës, duke përdorur dokumente false.

The Sun raportoi se Çela mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në prill 2023 dhe aplikoi për azil. Gjatë seancave në gjykatën e emigracionit, avokatët e tij kërkuan anonimatin, duke argumentuar se ai rrezikonte hakmarrje nëse zbulohej identiteti dhe vendndodhja e tij. Gjykata pranoi kërkesën dhe ai u mbajt në një qendër ndalimi për emigrantët që kishin hyrë ilegalisht.

Por The Sun nisi një betejë ligjore për të hequr anonimatin e tij, duke argumentuar se ishte në interes të publikut që të mësohej identiteti dhe e shkuara kriminale e Çelës. Pas 23 muajsh proces gjyqësor, tabloidi më i madh britanik e fitoi çështjen, duke e ekspozuar për herë të parë identitetin e tij dhe të kaluarën e tij kriminale.

Në artikullin e publikuar online, The Sun e vendosi këtë histori në faqen e parë me titullin:

“Mostrës i çirret maska – vrasësi dhe terroristi shqiptar i lirë rrugëve të Mbretërisë së Bashkuar, beteja e The Sun për të hequr anonimatin”.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme