Kronika 6 Mars 2025, 18:21 Nga VNA

Trafikonin emigrantët nga vendet e treta drejt BE, GJKKO shpall fajtorë 4 anëtarët e një bande të huaj

Ndaje në Whatsapp
Trafikonin emigrantët nga vendet e treta drejt BE, GJKKO shpall

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Yahia Yussef (alias Kamal Kamil), Soran Saber, Yalcin Ali Hanca, Mustafa Cosekoglu, etj…”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Ardit Mustafaj dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 20, datë 06.03.2025 vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Yalcin Ali Hanci për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim. 2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Yalcin Ali Hanci për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. 3. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Yalcin Ali Hanci me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim. 4. Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Yalcin Ali Hanci t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë. 5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mustafa Cosekoglu për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim. 6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mustafa Cosekoglu për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. 7. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Mustafa Cosekoglu me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim. 8. Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Mustafa Cosekoglu t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë. 9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Soran Saber për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim. 10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Soran Saber për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. 11. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Soran Saber me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. 12. Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Soran Saber t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë. 13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim. 14. Deklarimin fajtor të të pandehurit Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. 15. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. 16. Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë. 17. Lidhur me provat materiale, në bazë të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale dhe 36 të Kodit Penal, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit: – Mjeti lundrues tip “Velierë” me të dhëna ****, me flamur të shtetit turk. – Një mjet lundrues tip “skaf me dy motorra”, sekuestruar në Vlorë. – Dy aparate celulare, njëri i markës “Iphone 6S model A1” me numër IMEI **** dhe një aparat i markës “Xioami” me nr. IMEI **** sekuestruar bashkë të pandehurit Mehdi Mamushli. – Një aparat celularë i markës “Samsung” me numër IMEI **** dhe një aparat celularë “Samsung” A31 me nr. IMEI ****, sekuestruar shtetasit Yalcin Hanci. – Një aparat celularë i markës “Redmi” me numër **** sekuestruar shtetasit Mustafa Cosekoglu. – Një shumë parash në shumën **** euro sekuestruar bashkë të pandehurit Klodjan Gjikondaj, shuma e parave prej **** euro sekuestruar të pandehurit Mohamed Abdel Renim Sherif dhe shuma **** euro që ndodhen brenda në pasaporten e shtetasit Mohamed Abdel Renim Sherif. – Aparati celularë i Klodian Gjikonda, aparat telefoni celular i markës “Iphone”, me ngjyrë të zezë, i shtetasit Klodian Gjikondi, aparat telefoni celular i markës “Huawei”, me ngjyrë të zezë, i shtetasit Mohaed Sherif, aparat telefoni celular me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin mbrapa “ONE”, i shtetasit Mohaed Sherif, aparat telefoni celular me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin në kapak “Redmi” i shtetasit Erjol Lleshi, aparat celular i markës “Iphone” ngjyrë të zezë i shtetasit Fatjon Belaj, aparat telefoni i markës “Samsung remax”, me ngjyrë gold i shtetasit Robert Hysa, aparat telefon i markës “Samsung Galaxy A 21s”, me ngjyrë blu, me 2 karta sim i shtetases Kristiana Kocllari, aparat telefon i markës “Samsung” me ngjyrë të zezë, me ekran të thyer, i shtetasit Qazim Ismailaj, aparat telefon i markës “Iphone X”, me ngjyrë të bardhë, i shtetasit Fatjon Kocllari, telefon i markës “Iphone 6”, me ngjyrë gri, i shtetasit Dushan Spahiu, telefon i markës “Samsung” me ngjyrë të zezë, i shtetasit Robert Hysa, telefon “Samsung”, me  tastiere me ngjyrë e zezë i shtetasit Zamir Muliu, telefon “Nokia”, me tastierë ngjyrë e zezë i shtetasit Petrit Pashaj, telefon “Iphone”, me ngjyrë e zezë i shtetasit Paulin Koci, telefon “Iphone”, me ngjyre e zezë i shtetasit Paulin Koci, telefon “Iphone”, me ngjyrë e bardhë i shtetasit Dushan Spahiu. – Një pasaportë e shtetasit Mohamed Abdel Renim Mohamed Eliva Sherif, ti kthehet shtetasit Mohamed Sherif. 18. Shpenzimet procedurale të parapaguar nga shteti në fazën e hetimeve paraprake, si dhe ato të gjykimit, t’i ngarkohen të pandehurve solidarisht konform neneve 393/1 dhe 485/3 të K.Pr.Penale. 19. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të ekzekutojë këtë vendim. 20. Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme