Kronika 7 March 2025, 07:33 Nga VNA

Hetimi për mbetjet toksike të “Kurum”, Xama: Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të Bazelit ofroi dëshminë, Prokuroria e Durrësit e injoroi

Ndaje në Whatsapp
Hetimi për mbetjet toksike të “Kurum”, Xama: Drejtori

Prej tre muajsh, Prokuroria e Durrësit po zvarrit hetimet për mbetjet toksike të “Kurum” që janë magazinuar në Spitallë. Rrjeti i Bazelit ka ngritur alarmin, duke e cilësuar këtë një skandal të pashembullt që mund të rrezikojë seriozisht mjedisin dhe shëndetin publik. Gazetarja Ola Xama tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Bazelit, Jim Puckett, ka ofruar dëshminë e tij, por Prokuroria e Durrësit ka injoruar këtë ofrim, duke mos kthyer asnjë përgjigje.

“Pas një pritjeje prej tre muajsh nga ana e Drejtorisë së Standardeve dhe Akreditimit, më në fund është gjetur një laborator që mund të shqyrtojë çështjen

I gjithë ky reagim nga ana e Prokurorisë e Durrësit ka ardhur pas një denoncimi publik të Rrjetit të Bazelit, i cili është edhe sinjalizuesi kryesor i rastit që përfshin 102 kontejnerë me mbetje të rrezikshme.

Rrjeti i Bazelit ka theksuar se Drejtori Ekzekutiv, Xhim Puckett, është ofruar për të dhënë dëshminë e tij përmes kanaleve elektronike, por Prokuroria nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Ky injorim i Prokurorisë dhe qeverisë shqiptare ka nxitur një reagim të fortë nga Rrjeti i Bazelit, i cili është alarmuar për mosveprimin në këtë çështje kaq të rëndësishme”- tha Xama./ TPZ

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme