Kronika 7 March 2025, 10:48 Nga VNA

Falsifikonin ID, pasaporta/ Arrestohen 2 persona

Ndaje në Whatsapp
Falsifikonin ID, pasaporta/ Arrestohen 2 persona
Falsifikonin ID, pasaporta, leje qëndrimi shqiptare e të huaja, arrestohen me kërkesë të Prokurorisë Elbasan shtetasit Dh.P dhe A.L

Me kërkesë të Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u arrestuan shtetasit Dh.P. dhe A.L. të dyshuar për veprat penale të

“Falsifikimit te dokumentave”, “Falsifikimi i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve” parashikuar nga neni 186, 189 dhe 192 i K.Penal.

Në kuadër të procedimit penal nr.1525, viti 2024, ndjekur me metoda speciale hetimi (vëzhgime ambjentale dhe veprime simuluese), pas kryerjes së veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasit Dh.P. dhe A.L., në bashkëpunin me njëri-tjetrin kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të falsifikimit të dokumentave të ndryshëm si leje drejtimi, Letërnjoftime ID, leje qëndrimi etj., shqiptare dhe të huaja (italiane, belge, greke, bullgare, rumune etj.). Këtë veprimtari këto shtetas e kryenin kundrejt shpërblimit.

Në kuadër të veprimit simulues Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan kasekuestruar dokumentat e falsifikuara me gjeneralitetet e krijuara (që janë fiktive). 

Ndërsa nga kontrolli i banesave të personave nën hetim usekuestruan pajisjet që shërbenin për prodhimin e dokumentave të falsifikuar.

Prokuroria Elbasan ka depozituar në Gjykate kërkesat për vleftësim të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës tësigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme