Kronika 9 March 2025, 14:46 Nga VNA

Dhunoi fizikisht mbesën e tij, policia arreston 34-vjeçari në Gjirokastër

Ndaje në Whatsapp
Dhunoi fizikisht mbesën e tij, policia arreston 34-vjeçari në

Një person është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se shtetasi me iniciale E. L., 34 vjeç ka ushtruar dhunë fizike ndaj mbesës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Ende nuk dihen rrethanat pse ka ushtruar dhunë ndaj mbesës së tij, por policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj mbesës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje", njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme