Kronika 9 March 2025, 10:53 Nga VNA

Përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin, Apeli lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Albert Kacajn

Ndaje në Whatsapp
Përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin, Apeli lë në

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin e dhënë nga shkalla e parë në Lezhë me 30-vite burg, për 32-vjeçarin Albert Kaca, i cili përplasi për vdekje me makinë me dashje ish kunatin e tij, Ylli Mena në Ishull-Lezhë.

Pas shqyrtimit të çështjes në Apel, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Fuat Vjerdha e cilësoi të drejtë vendimin, duke rrëzuar ankimin e palët mbrojtëse për të pandehurin.

Albert Kaca u cili vijon të jetë në arrati është gjetur fajtor për vepren penale “Vrasja e kryer brenda rrethit familjar”, ndërsa divorci i viktimës me motrën e autorit është bërë shkak i krimit të rëndë. Ylli Mena u aksidentua për vdekje me makinë mëngjesin e 21-shtatorit të vitit 2019-të, teksa po lëvizte në këmbë në Ishull-Lezhë.

Si shkak i plagëve të marra në disa pjesë të trupit, ai gjeti vdekjen disa ore pas ngjarjes në spitalin e Traumës në Tiranë.

Fillimisht ngjarja u raportua si aksidente rrugor, por pas hetimeve të kryera nga policia nën drejtimin e prokurorisë së Lezhës u arrit të provohet se kemi të bëjmë me një krim me dashje, ndërsa pavarësisht dyshimeve për përfshirjen e përsonave të tjere në këtë ngjarje nuk është arritur që ata të identifikohen.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme