Kronika 11 March 2025, 22:33 Nga VNA

Cilat janë provat e reja të siguruara nga prokurorët Dumani dhe Dado. Klodiana Lala zbardh detajet

Ndaje në Whatsapp
Cilat janë provat e reja të siguruara nga prokurorët Dumani dhe

Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje nga seanca e mbajtur sot në Apelin e GJKKO, lidhur me hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cila është shtyrë për nesër.

E ftuar në emisionin “Open” në News 24, Klodiana Lala deklaroi se të dhënat e reja të siguruara nga SPAK lidhen me kontrata të lidhura në mënyrë fiktive nga kompania e bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa, në të cilat përfshihet edhe vetë Veliaj.

Sipas informacioneve, Veliaj ka përfituar nga faturat fiktive të kompanisë së Ajola Xoxës.

“Fillimisht foli njëri nga avokatët e Veliajt, duke kërkuar shfuqizimin e masës së arrestit. Sipas tij, nuk ekzistonte asnjë rrezik që Veliaj të largohej jashtë vendit apo të shkatërronte provat. U propozua edhe një garanci pasurore në vlerën e 50 milionë lekëve të vjetra. Pas avokatëve, fjalën e morën prokurorët,” tha Lala.

Sipas saj, prokurori Altin Dumani ka këmbëngulur për më shumë se një orë e gjysmë që Veliaj të mbetej nën masën e arrestit me burg. SPAK pretendon se ekzistojnë prova dhe të dhëna të reja që rëndojnë pozitën e kryebashkiakut.

Provat e reja, të vendosura në dispozicion vetëm për avokatët e Veliajt, përfshijnë kryesisht kontrata të lidhura nga kompanitë e zonjës Ajola Xoxa, të cilat konsiderohen fiktive dhe janë shoqëruar me transaksione bankare të dyshimta. Këto elemente, sipas SPAK, shtojnë dyshimet mbi një skemë të pastrimit të parave, ku Veliaj është i përfshirë jo vetëm për shkak të lidhjes familjare me Xoxën, por edhe përmes funksionit të tij si kryetar bashkie.

Gjithashtu, janë zbuluar fatura të sekuestruara në kompanitë e Ajola Xoxës, si dhe dokumente të siguruara nga institucione të tjera të treta.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme