Kronika 13 March 2025, 08:58 Nga VNA

U arrestua nën dyshimet për vjedhje, vetëvaret ne dhomat e izolimit 46-vjeçari

Ndaje në Whatsapp
U arrestua nën dyshimet për vjedhje, vetëvaret ne dhomat e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në bllokun e sigurisë në Tiranë, ku 46-vjeçari Donald Greku është gjetur i vetëvarur në qelinë e tij.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit mjekësor, ai nuk mundi të mbijetonte. Burime pranë autoriteteve bëjnë me dije se i ndaluari ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi kushtet e mbikëqyrjes në institucionet e paraburgimit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.03.2025, rreth orës 01:20, në dhomën nr. 8 të bllokut të sigurisë, është konstatuar i vetëvarur me një copë rrobe (pjesë tutash) shtetasi i ndaluar D. G., 46 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, i ndaluar nga Komisariati Nr. 3 për veprën penale të vjedhjes.

Nga veprimet e kryera rezulton se rreth orës 00:50, punonjësi i shërbimit ka kryer kontroll rutinë dhe i ndaluari nuk ka shfaqur probleme apo shqetësime.

Rreth orës 01:20, gjatë kontrollit të radhës, punonjësi i policisë ka konstatuar të ndaluarin të varur në rrjetën e dritares së dhomës dhe ka ndërhyrë menjëherë duke kërkuar ndihmë nga punonjësit e tjerë. Në përpjekje për ta mbajtur të ndaluarin të ngritur, njëri nga punonjësit ka prerë rrobën me të cilën ishte vetëvarur dhe është njoftuar menjëherë urgjenca. Shërbimi mjekësor ka mbërritur në vend, ku ka konstatuar se i ndaluari kishte ndërruar jetë.

Shtetasi D. G. kishte deklaruar se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe pas vizitës në shërbimin e toksikologjisë, mjekët nuk kishin përcaktuar dozë metadoni, pasi dhe nga kontakti me qendrën “Aksion Plus”, është konfirmuar se ai nuk figuronte i regjistruar si përdorues metadoni. Në rekomandimin mjekësor të lëshuar nga mjeku i bllokut të sigurisë, ishte vendosur qetësuesi Xanax, i cili i është dhënë të ndaluarit sipas këtij rekomandimi.

Veprimet hetimore për rastin, nën drejtimin e Prokurorisë, do të kryhen nga Drejtoria e AMP Tiranë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme