Kronika 13 March 2025, 12:07 Nga VNA

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron mbi llogaritë bankare të Ajola Xoxës

Ndaje në Whatsapp
Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron mbi llogaritë bankare
Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrimin e llogarive bankare të Ajola Xoxës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot, më 13 mars 2025, të miratojë vendimin e Shkallës së Parë për sekuestron preventive mbi llogaritë bankare të dy shoqërive tregtare dhe një individi.

Trupi gjykues monokratik, i përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, shqyrtoi ankimimin e paraqitur nga Ajola Xoxa dhe 2 shoqëri tregtare të cilët kundërshtonin vendimin nr. 98, datë 10 shkurt 2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Në përfundim, Apeli i GJKKO-së vendosi:

• Miratimin e vendimit të Shkallës së Parë për sekuestron preventive mbi llogaritë bankare.

• Mundësinë për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga njoftimi i vendimit.

Ky vendim konfirmon masat e sigurimit pasuror të vendosura më herët, duke lënë të bllokuara llogaritë bankare të subjekteve të përfshira në këtë çështje.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme