Kronika 13 March 2025, 13:08 Nga VNA

Apeli i Posacëm shuan shpresat e Erjon Veliaj për t’u rikthyer në zyrën e tij të punës në Bashkinë e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Apeli i Posacëm shuan shpresat e Erjon Veliaj për t’u rikthyer

Engert Pëllumbi, pas një procesi maratonë 3 ditor, vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, që po hetohet për korrupsion e përfshirje në një skemë pastrimi parash.

Veliaj këmbënguli të lirohej edhe kundrejt garancisë pasurore, por kërkesat e tij u rrëzuan.

Ai u trasferua drejt paraburgimit të Durrësit dhe tashmë shpresat për një lirim të mundshëm i ka vetëm tek Gjykata e Lartë.

Përgjatë dy seancave maratonë, prokurorët e SPAK paraqitën provë të reja kundër kryetarit të Bashkisë. Ata thanë se ekziston rreziku që Veliaj të prishë provat e të kërcënojë dëshmitarët, pasi nga burgu i Durrësit ka kërkuar nga media të caktuara të sulmojnë njerëzit e drejtësisë.

Veliaj akuzoi SPAK se po përdor bisedat me të birin dhe familjen kundër tij.

Avokatët kërkuan lirimin kundrejt garancisë pasurore dhe pretenduan se nuk ka asnjë provë kundër Veliajt.

Avokati Maksim Haxhiaj deklaroi për mediat se është absurde që Veliaj të mbahet nën masën e arrestit me burg, ndërsa tha se e vetmja shpresë që mund të ndodhë dicka në favor të tij është gjykata e Lartë.

Ndërsa biznesmeni Elman Abule, një prej miqve të Veliaj u dërgua nga arrest në burg në arrest shtëpi. Për biznesmenët Meriman Palushi, Gentian Sula e Shkëlqim Fusha u la në fuqi masa e detyrimit për paraqitje.

Apeli nuk pati lajme të mira as për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën, pasi la në fuqi heqjen e sekuestros mbi llogaritë bankare të kompanive të saj.

Cifti Xoxa-Veliaj janë nën hetim nga SPAK për korrupsion e pastrim parash, ndërsa kryebashkiaku dyshohet për lidhje klienteliste me disa prej biznesmenëve që janë po ashtu nën hetim.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme