Kronika 13 Mars 2025, 22:17 Nga VNA

"I përmbysën qelinë, nisi kërcënimet!"/ Lala zbulon përgjimet për Veliajn: Urdhër mediave të sulmojnë drejtësinë!

Ndaje në Whatsapp
"I përmbysën qelinë, nisi kërcënimet!"/ Lala

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për procesin ndaj Erion Veliajt, i cili mbeti në qeli.

Lala tha se Veliaj është përgjuar në paraburgimin e Durrësit me vendim gjykate dhe se në bisedat e tij, jepen urdhra për sulm ndaj njerëzve të drejtësisë por edhe zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe drejtorisë së burgjeve. Lala tha se Veliaj u ka dhënë urdhra mediave të njohura në vend për këto sulme dhe ata i kanë zbatuar.

"Ka qenë një proces jo i zakonshëm sepse përgjithësisht përfundojnë brenda ditës, ndodh rrallë, të shtyhet procesi. Të martën zgjati shtatë orë seanca. Diku te tre orë e gjysmë folën avokatët e Veliajt, listuan provat dhe faktet që Veliaj nuk mund të qëndronte në arrest me burg. Kërkuan dhe vendosën garanci pasurore, me qëllim që të lirohej Veliaj.

Mori fjala prokuroria dhe tha që Veliaj duhet të mbahet në burg. Një ndër pikat kishte të bënte me faktin që Veliaj përbën rrezik për kërcënimin e dëshmitarëve dhe prishjen e provave. Për këtë sollën përgjime të realizuara në qelinë e paraburgimit të Durrësit. Veliaj është përgjuar me vendim të Gjykatës së Posaçme në të gjithë bisedat që ka patur, kryesisht me familjarët. Prokurorët pretendojnë se zoti Veliaj ka orkestruar sulme ndaj njerëzve të drejtësisë duke përdorur media të caktuara, së dyti ka kërkuar sulm të koordinuar ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ka patur gjuhë të ashpër ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrtarëve të Drejtorisë së Burgjeve, për shkak të një kontrolli që është bërë, për shkak të dyshimeve se mund të kishte telefon, ka patur një përmbysje të qelisë ku ndodhet ai.

Gjatë kontrollit, ky moment nuk është pritur mirë dhe ka një gjuhë kërcënuese.

Prokurorët kanë deklaruar se kur ka këtë sjellje edhe në një institucuon sigurie, imagjinoni thonë ata se si mund të sillet jashtë me dëshmitarët për shkak të pushtetit mediatik dhe politik.

Për shkak të provave të reja, janë rreth 19 faqe përgjime. Janë depoziatuar edhe kontrata dhe fatura, të kompanive që sipas SPAK kontrollohen nga Ajola Xoxa. Avokatat kanë kërkuar kohë për këto prova.

Veliaj deklaroi se SPAK po përdor kundër tij biseda me të birin dhe familjarëvt, janë biseda që kanë të bëjnë me intervista që ka dhënë në media kryesore në vend, thotë ai. Ai thotë nuk mund të përdoren bisedat me familjen. SPAK thotë mund të përdoren sepse janë me vendim të gjykatës.

Brenda përgjimeve ka shumë detaje, në zbardhjen e masës së sigurisë mund të jetë më e qartë se çfarë gjuhe ka përdorur zoti Veliaj. Ai ka orkestruar sulm ndaj njerëzve të drejtësisë.

Ditën e sotme ishte vetëm shpallje vendimi që u la në fuqi masa për Veliajn dhe për biznesmenët. U zbut masa për biznesmenin Elman Abule në arrest shtëpie.

Veliaj përpiqet të ushtrojë ndikimin në media kryesore, për sulm ndaj SPAK dhe narrativë që i shkon për shtat. Janë printuar shumë media, faqe online, etj. E dyta ka të bëjë me gjuhë shantazhuese, që ka të bëjë me zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë. Se pse ka patur Veliaj gjuhë shantazhi ndaj tyre nuk dihet. Po hetohet. Edhe ndaj drejtorisë së burgjeve, ka patur gjuhë jo të pranueshme. Prokurorët thonë se përbën rrezik të dëmtojë provat dhe të frikësojë dëshmitarët", tha Lala.

 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme