Kronika 14 March 2025, 13:26 Nga VNA

Grabiti dhe tentoi të përdhunonte një vajzë, arrestohet 33 vjeçari në Lezhë

Ndaje në Whatsapp
Grabiti dhe tentoi të përdhunonte një vajzë, arrestohet 33

Një 33 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës. Sipas informatave blu një javë më parë kishte grabitur me dhunë një vajzë dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale më të. Për ngjarjen e rëndë që daton më 7 mars, Valentin Kovaçi ishte shpallur në kërkim nga policia e Lezhës, forcat e së cilës bënë edhe arrestimin e tij, teksa e gjetën të fshehur në një shpellë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën policore organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cave”. Në kuadër të operacionit, në zonën e Kalasë së Lezhës, në një guvë (shpellë), në të cilën fshihej për t’ju shmangur Policisë , u kap dhe u vu në pranga shtetasi Valentin Kovaçi, 33 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 7 mars 2025, një shtetase 30 vjeçare banuese në Lezhë, kallëzoi se ky shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës , me sende personale dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, informon policia. Në cilësinë e provës materiale atij i janë sekuestruar edhe një portofol dhe dy telefona celularë, të dyshuar si të vjedhur.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme