Kronika 21 May 2024, 13:08 Nga VNA

Trafikoi nusen e djalit në Itali për prostitucion, dënohet me burg vjehrra nga Berati

Ndaje në Whatsapp

D.Sh, në bashkëpunim me shtetasit E.M. dhe F.D. ka kryer veprën penale ‘Trafikimi i personave të rritur’.

E pandehura D.Sh e ka rekrutuar, transportuar dhe trafikuar nga Berati në Vlorë e më pas në shtetin Italian, nëpërmjet fshehjes dhe formës së ngjashme me skllavërimin duke e ndaluar të takohet dhe komunikojë me persona të tjerë dhe familjarët, duke e detyruar që t’i bindej çdo urdhri të saj. Ajo e ka trafikuar viktimën M.S., fakt ky i provuar edhe nga deklarimet e viktimës, se e pandehura i ka thënë- ti do të vish në Itali dhe po hape gojën të shkosh në polici ne do të vrasim mamanë.

Viktima, shtetasja M.S. ka deklaruar se rreth muajit Shkurt të vitit 2018 ka qenë e papunë dhe e asistuar nga shërbimet sociale të qytetit të Beratit është njohur me të pandehurin E.M., njohje e cila pas pak kohësh është zyrtarizuar dhe në familjet e tyre. Pas përfundimit të ceremonive përkatëse ajo ka shkuar të jetojë tek banesa e të fejuarit i cili përgjithësisht e trajtonte mirë por shumë shpejt nisën dyshimet për sinqeritetin e të pandehurit kur gjatë një bisede në rrjetin social facebook, aie prezantuar në komunikim me të ëmën e tij, shtetasen D.S. dhe ka zbuluar planin për dërgimin e saj në Itali. Në përfundim të hetimeve dhe konkluzioneve të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të juridiksionit të Përgjithshëm Berat, gjykata e shpalli të pandehurën D.Sh. fajtore dhe e dënoi me 17 vite burgim.

 

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme