Kronika 20 May 2024, 20:51 Nga VNA

 “Më kapi me forcë…”, zbardhet dëshmia e pastrueses që shqiptari tentoi ta përdhunonte

Ndaje në Whatsapp
 “Më kapi me forcë…”, zbardhet dëshmia e

Një pastruese 53-vjeçare ka përjetuar momente terrori pasditen e së shtunës, kur u sulmua nga një shqiptarn pronari i banesës në Petralonë të Greqisë, i cili tentoi ta përdhunonte.

Ndërsa ajo ishte duke punuar, shqiptari nga Durrësi e sulmoi, i grisi rrobat dhe tentoi ta përdhunonte, duke e rrahur ndërsa ajo rezistonte.

“Më kapi me forcë, tentoi të më griste rrobat. Më tërhoqi me forcë për të më grisur rrobat dhe përdhunuar. Ishte i dehur, unë kisha forcë dhe rezistova”, tregon ajo duke folur për televizionin grek STAR.

Shqiptari Përparim Haxhiraj është arrestuar tashmë, ndërsa pastruesja është duke marrë mjekim në spital.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme