Kronika 20 May 2024, 19:30 Nga VNA

Del nga rruga kamioni në Shkodër, plagoset shoferi 28-vjeçar

Ndaje në Whatsapp
Del nga rruga kamioni në Shkodër, plagoset shoferi 28-vjeçar

Një kamion ka dalë nga rruga këtë pasdite në Shkodër, teksa i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit.

Sipas informacioneve nga Policia ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur Ura e Shtrenjtë në Shkodër

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrolli të mjetit nga drejtuesi S. M., 28 vjeç.

I plagosuri është transportuar për në spital dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Teksa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i  Policisë:

Rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”,  dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga drejtuesi, kamioni ka dalë nga rruga.

Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi S. M., 28 vjeç, i cili  ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës nën  kujdesin e  mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme