Në disa shkolla të Tiranës kanë mbërritur sërish e-maile me mesazhe kërcënuese. Policia ka zbarkuar në këto shkolla dhe në bashkëpunim me stafet po mbahet nën kontroll situata dhe nëse është e nevojshme do ushtrohen kontrolle.
Javën që lamë pas një email kërcënues lajmëronte vënien e bombave në shkolla, por rezultoi alarm i rremë.






















