Kronika 18 May 2024, 19:02 Nga VNA

Artan Hoxha tregon se çfarë ndodhi me Ervis Martinajn: Eliminimi i tij, rezultat i grupeve kriminale dhe interesave politike

Ndaje në Whatsapp
Artan Hoxha tregon se çfarë ndodhi me Ervis Martinajn: Eliminimi i

Në një intervistë për mediat, gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar detaje lidhur me zhdukjen e ish drejtuesit të lojërave të fatit në vend, Ervis Martinajt.

Ai u shpreh se ai i qëndron një versioni të mëhershëm të tijit, ku shprehet se Martinaj është rrëmbyer, ekzekutuar dhe trupi i tij më pas është zhdukur.

Hoxha shpjegoi më tej se ka dyshime se një emër i botës së krimit është përfshirë në eliminimet e Brilant dhe Ervis Martinajt duke qenë pjesë e një aleance të madhe të grupeve kriminale në vend.

“Ky është një hetim i cili e ka fillimin te procedimi 59 i vitit 2022, që nis nga zhdukja e Ervis Martinajt. Unë i qëndroj versionit që është rrëmbyer, ekzekutuar dhe kufoma është zhdukur, Policia ka kërkuar 2 muaj me polumbarë në det dhe më pas është kërkuar për 3 muaj në tokë pasi mendohet se kufoma e tij është në një rreze prej 3 km larg Fushë Kuqes.

Për mua, e gjithë kjo panoramë e ka zanafillën nga Ervis Martinaj. Nëse aty do ketë edhe një emër që ne e kemi përmendur shumë rrallë, ky vepron zakonisht rreth Kamzës, por është shfaqur në arratisjen nga burgu të Admir Tafilit, kur ka qenë vetëm 19 vjeç. Nuk ka qenë shumë i njohur deri në eliminimin e Brilant dhe Ervis Martinajt. Nëse ky emër do jetë i përfshirë në këtë mozaik do plotësonte gjithë kuadrin dhe do kishim një aleancë të madhe të grupeve kriminale që ishin edhe armiq edhe aleatë, madje janë bërë prapë armiq pasi është zhdukur Ervis Martinaj. Gjithë ky pazëll që është krijuar, këto grupe për shkak të interesave janë bashkuar, edhe me interesa politike, dhe kanë realizuar eliminimin e Ervis Martinajt dhe organizatës së tij. Ndaj është kontrolluar edhe shtëpia e Ervis Martinajt”, u shpreh ai.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme