Kronika 18 May 2024, 16:30 Nga VNA

Publikohen pamjet e vrasjes së Enkelejda Danajt nga bashkëshorti i saj

Ndaje në Whatsapp
Publikohen pamjet e vrasjes së Enkelejda Danajt nga bashkëshorti i saj

Janë publikuar pamjet kur 40-vjeçarja Enkelejda Danaj u vra nga ish-bashkëshorti i saj Eduart Danaj pak ditë më parë në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur të enjten në mëngjes në Minidi, ku viktima kishte dalë nga shtëpia e saj për të shkuar në punë.

Video e publikuar nga Protothema tregon momentin kur Eduart Danaj lëviz nga e majta në të djathtë dhe më pas shkon drejt gruas së tij, e cila është veshur me të bardha.

Kur ai e sheh, Enkelejda ndalon. Krimi ka ndodhur vetëm pak çaste më pas. 40-vjeçari e goditi 10 herë me thikë nënën e fëmijëve të tij, teksa ajo ndërroi jetë në vendngjarje.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme