
Në finale të një hetimi më shumë se një vjecar, prokuroria e Posacme ka mundur të zbërthejë shtatë grupe kriminale që vepronin në disa qytete të vendit, si Tiranë, Krujë, Durrës, Lezhë, Mirditë dhe Vlorë.
Nga 50 urdhër arreste të firmosur nga prokurorët Altin Dumani e Alfred Shehu, janë ekzekutuar 20 urdhër arreste ndërsa të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në mesin e të shunëkërkuarve është Arben Ndoka ish deputet i partisë Socialiste, pas largimit nga Parlamenti për shkak të ligjit të dekriminalizimit, rezulton se kishte krijuar një grup criminal dhe tentoi spastrimin e të gjithë njerëzve që dyshonte se morën pjesë në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka.
Aleanca Martinaj-Ndoka
SPAK thotë se Ervis Martinaj, që drejtonte një grup të rrezikshëm criminal e që rezulton i zhdukur pa gjurmë nga 9 gushti 2022, bëri alencë me grupin criminal të drejtuar nga ish deputeti socialist Arben Ndoka që operonte në zonën e Lezhës.
Këto dy grupime ranë në kontakt me grupe të tjera kriminale dhe rekrutuan vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit.
Martinaj dhe Ndoka kishin qëllimin e përbashkët: eleminimin e kundërshtarëve. I pari në listë ishte Durim Bami, që njihet si i forti i Niklës.
Ish deputeti Ndoka dyshonte se Durim Bami kishte gisht në ekzekutimin mafioz të të vëllait Aleksandër Ndoka në derën e shtëpisë. Ndërsa, mbreti i Kumarit e donte kokën e Bamit, pasi ai kishte bërë aleancë më kundërshtarët e tij, Leonard Duka drejtues i Klanit Duka dhe Indrit Doklen, ish-kreu I njërit prej fraksioneve të Bandës së Durrësit.
Për të vrarë Durim Bamin, Martinaj dhe Ndoka kërkojnë ndihmën e Emiljano Shullazit dhe Astrit Avdylit ky i fundit atëkohë ndodhej në burg pasi ishte arrestuar në kuadër të operacionit Volvo 4 dhe dilte në përgjime me Vangjush Dakon në dosjen e bujshme 339.
Emiljano Shullazi sipas hetimit të SPAK, kërkon një vrasësi me pagesë të ekzekutojë Bamin, ndërsa siguron informacion për cdo lëvizje të tij dhe ja përcjell Arben Ndokës. Ndaj Bamit u realizuan disa atentate, por të gjitha dështuan.
Aleanca kundër Martinajt
“Në zonën e Fushë Krujë grupi criminal I drejtuar nga Durim Bami shfaqet në konflikt të hapur me grupet e Martinaj e Ndokës”, theksoi SPAK. Ai vendos të bëjë aleancë me kundërshtarët e përbetuar të Martinajt; Leonard Dukën dhe Indrit Doklen.
Këto grupime kërkojnë me cdo kusht kokën e Martinaj, por nuk e ekzekutojnë dot, edhe pse thërrasin në ndihmë vrasës me pagesë. Martinaj goditet dy herë, por nuk vritet. Zhduket pa gjurmë në 2022.
Ndoka kërkon “kokën” e Leksit të Druve
Aleks Ndreka i njohur si Leksi i Druve është një tjetër personazh, që ishte vënë në shënjester të Arben Ndokës, pasi edhe për këtë, ish deputeti dyshonte se mund të ishte I përfshirë në vrasjen e vëllait. Në planin për të vrarë Leksin e Druve, Ndoka therrët në ndihmë nipin e tij Samuelin, dhëndrin Arjan Tuku dhe Vinsent Tuku. Leksi i Druve që sot kërkohet në kuadër të operacionit Metamorfoza shpëtoi nga ekzekutimi pasi u mor në mbrojtje.
Martinaj ndjek Docën
Fatmir Hysenit i njohur si Docja, i cili po gjykohej për vrasjen e ish-policit Santjago Malko, ishte vënë në shënjestër të Martinajt. Mbreti i kumarit e konsideronte Malkon krahun e djathtë dhe kërkonte hakmarrje për të. Ai kontakton Viktor Imerin i njohur si Tori Xhihanes, i cili në atë kohë sapo kishte dalë nga burg. Ky i fundit, kontakton vrasës më pagesë, por se arrin dot Docën për ta ekzekutuar.
Grupi I Rreshenit dhe lidhja me Shkozetit
Edison Reci nipi i Kastriiot Recit i ekzekutuar me snajper në mes të Rreshënit, sipas SPAK kërkoi hakmarrje për vrasjen e xhaxhait të tij. Ai bënte përgjegjës Preng Gjinin nga e njëjta zonë. Ndaj vendos ta ekzekutojë për motive gjakmarrje. Edison Reci mik me Fatmir Troplinin i njohur si Miri i Pojës I kërkon ti heqë qafe hasmin. Troplini, djali I biznesmenit Xhevdet Troplini bashkë me Arben Mërkuri i njohur si Maneci (ekzekutuar) vendosin eksploziv në makinën e Preng Gjinit. Ngjarja u regjistrua në shtator të 2020 në Tiranë. U konsiderua si akt terrorist. Preng Gjinin mbijetoi edhe pse pësoi dëmtime të rënda. Sipas SPAK, pjesë e gruipit të Edison Recit ishte Klodian Shahini, atëkohë me detyrë Shef i Seksionit kundër drogës në policinë e Lezhës. Nga hetimet rezulton se ai e informonte Recin për cdo lëvizje të hasmit të tij.
Policët e drogës
SPAK akuzon ish drejtorin e Policisë së Lezhës, Herigert Mitri se gjatë kohës që mbante këtë detyrë, në bashkëpunim me shefin e sektorit të antidrogës Klodian Shahini drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në këtë qark. Herigert Mitri akuzohet së bashkëpunonte me Pëllumb Gjokën në aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Gjoka investor strategjik është arrestuar më herët në kuadër të operaionit Metamorfoza. Në trafikun e drogës rezulton edhe Mir Bruli, kushëri i Gjokës. Ndërsa janë arrestuar si të dyshuar përkatësisht vëllai dhe djali I xhaxhait të deputetit socialist eduart Ndreca.
Altin Morina, ish-oficer I RENEAS, dyshohet se bashke me Durim Bamin e Niklës kishte krijuar një grup criminal që kultivonin lëndë narkotike në zonë.
SPAK thotë se ka mundur të zbardhë plotësisht edhe Shkëlzen Kastratit në Fier ku më herët ishte arrestuar Albert Zaja nga zona e Krujës.