Kronika 21 May 2024, 09:04 Nga VNA

Gjykata ndalon publikimin e dosjes për shtatë grupet e krimit të organizuar

Ndaje në Whatsapp
Gjykata ndalon publikimin e dosjes për shtatë grupet e krimit të

Gjykata e Posaçme njoftoi të hënën më 20 maj një vendimarrje për ndalimin e publikimit të kërkesës së për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj 50 personave të dyshuar si anëtarë të shtatë organizatave kriminale, apo dhe të përmbajtjes së kësaj kërkese deri në përfundimin e hetimeve. Gjithashtu, gjykata disponoi dhe me ndalimin tërësisht të publikimit të vendimarrjes së saj për caktimin e këtyre masave.

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të shtunën të dhënat e një operacioni kundër krimit të organizuar, ku nga hetimet janë vënë në akuzë 50 persona,  vrasës me pagesë të përfshirë në atentate për kontroll territori, oficerë policie të angazhuar në struktura kriminale, një ish-deputet i shpallur në kërkim dhe figura të njohura më herët për angazhime politike. Nga sa bëri me dije SPAK, shtatë grupe të ndryshme kriminale të përfshira në armiqësi apo në aleanca me njëra-tjetrën dhe që kishin baza aktiviteti në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen, u goditën falë informacioneve të siguruara prej autoriteteve franceze nga aplikacionet dhe , dy aplikacione celularësh që besohej se ofronin komunikim të sigurt dhe që ishin popullore për figurat e krimit të organizuar.

Koordinatorja për të drejtën e informimit në SPAK, sqaroi për BIRN se edhe kjo prokurori i kishte kërkuar gjykatës respektive ndalimin e publikimit të të dhënave të kësaj çështjeje hetimore.

“Duke qenë se mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete', kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë gazetarëve që nuk mund të jepet një informacion më i detajuar nga ana e gjykatës lidhur me këtë çështje”, citohet në njoftimin e gjykatës.

I pyetur lidhur me motivet e kësaj vendimarrje, kryetari dhe njëkohësisht gjyqtari për mediet i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, shpjegoi se në rast se gjyqtari i çështjes konstaton se ka ndalim publikimi pasi cënohen hetimet, atëherë vlerëson për të disponuar me vendim edhe për këtë rrethanë. Sipas tij, në një rast të tillë, edhe palëve që u jepen kërkesa e prokurorisë dhe vendimarrja e gjykatës, nënshkruajnë procesverbal lidhur me ruajtjen dhe mospublikimin e tyre.

Ai shtoi, se gjykata e dha një njoftim të tillë pas kërkesave të disa gazetarëve që pyesnin përse nuk po shpërndahej vendimarrja e përmbledhur, ashtu si për çështje të tjera. Bani nënvizoi se pasi gjyqtari i çështjes ka vlerësuar ndalimin e publikimit të të dhënave, nuk mund të jepej njoftim për këtë çështje si në rastet e tjera kur nuk ka një ndalim të tillë.

Reporter. al

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme