Kronika 5 February 2025, 10:07 Nga VNA

Toyota Auris, nis shqyrtimi në GJKKO për 4 të pandehurit e parë. Ç'pritet të ndodhë me fatin e gjyqtarëve e prokurorëve nën hetim

Ndaje në Whatsapp
Toyota Auris, nis shqyrtimi në GJKKO për 4 të pandehurit e

Gjykata e Posaçme pritet të nisë ditën e sotme shqyrtimin e një prej dosjeve me të bujshme që implikon sistemin e drejtësisë, atë Toyota Auris.

Të pandehur janë Aurel Zarka, ish-kryeprokuror i Vlorës, Erjona Daupaj, ish-oficere, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi. Ata akuzohen per korrupsion në 8 raste, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe nxjerrje të sekretit të hetimit.

Sipas SPAK ndikuan kundrejt rryshfetit të favorizoheshin të pandehurit për trafikimin e 3.4 mln euro që u bllokuan në Portin e Durrësit dhe heqjen e sekuestros mbi pasuritë e Suel Celës por edhe raste të tjera. Dosja do të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Çela ndërsa SPAK po vijon hetimet për gjyqtarë e prokurorë të implikuar, përfshirë dhe prokurorë të prokurorisë së posacme. Më herët Irena Gjoka dhe dorëheqjen për shkak të konfliktit të interesit, por edhe sepse përmendet në dosje nga të pandehurit.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme