Kronika 4 February 2025, 12:18 Nga VNA

Arratisja e Daut Lazes nga burgu, Policia e Shtetit: Është i rrezikshëm, 10 mijë euro për çdo informacion që na ndihmon ta arrestojmë

Ndaje në Whatsapp
Arratisja e Daut Lazes nga burgu, Policia e Shtetit: Është i

Policia e Shtetit lajmëron qytetarët se Daut Laze që u arratis nga burgu i Lezhës paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe bën thirrje të  bashkëpunojne për arrestimin e tij. Për çdo informacion të vlefshëm vë në dispozicion si shpërblim shumën prej 10 mijë eurosh.

Policia e Shtetit ka nisur një operacion intensiv për kapjen e Daut Laze, 49 vjeç, i cili është konstatuar i zhdukur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në Lezhë. Arratisja u zbulua gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit rutinë.

Daut Laze ishte arrestuar në vitin 2021 për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa në vitin 2024, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor” për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore që paraqet.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, po kryen kontrolle të shumta në terren për lokalizimin dhe kapjen e tij. Për të ndihmuar në këtë proces, Policia ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10,000 eurosh për çdo informacion të vlefshëm që çon në gjetjen e vendndodhjes së 49-vjeçarit.

Qytetarët që kanë informacion mund të kontaktojnë menjëherë në numrin pa pagesë 112 të Policisë së Shtetit ose në numrin 068 200 29 61, të vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Policia apelon për vigjilencë dhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve, duke garantuar ruajtjen e anonimatit për çdo denoncim. Operacioni për kapjen e të arratisurit vijon me intensitet të lartë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme