Kronika 3 February 2025, 16:10 Nga VNA

Rrëmbimi e zhdukja e Jan Prengës, "kushtet" që Dritan Rexhepi i vë GJKKO. SPAK: Si u provua që babai i 3 fëmijëve u vra

Ndaje në Whatsapp
Rrëmbimi e zhdukja e Jan Prengës, "kushtet" që Dritan

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua këtë të hënë seanca gjyqësore ndaj Dritan, alias Gramos Rexhepi, dhe të pandehurve të tjerë të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Dritan Rexhepi, i sapoekstraduar nga Turqia, nuk u paraqit në seancë, por kërkoi përmes një shkrese të përfaqësohej nga avokatja e tij. Mbrojtësja ligjore sqaroi se ai nuk ishte paraqitur, pasi duhej të shoqërohej të premten nga burgu i Fierit drejt paraburgimit 313. Aktualisht, Rexhepi ndodhet në burgun e Fierit, ku vuan një dënim prej 25 vitesh burg për vrasjen e një efektivi policie në vitin 1999 dhe të një personi tjetër, krime të kryera në Fushë-Krujë.

Avokatja e tij kërkoi nga gjykata që seancat të caktoheshin në ditë të tjera, me përjashtim të së hënës dhe së premtes.

Në vijim të seancës, SPAK paraqiti provat shkresore kundër të pandehurve, përfshirë kqyrjen e vendit të ngjarjes, të cilat vërtetojnë se viktima është Jan Prenga. Sipas SPAK, gjurmët e gjakut të zbuluara në resortin “Golden” të Altin Hajrit, ku dyshohet se u mbajt trupi i pajetë i Prengës, janë krahasuar me ADN-në e nënës së tij dhe kanë rezultuar të përputhshme. Kjo provon se Jan Prenga, babai i tre fëmijëve, ka humbur jetën.

Gjithashtu, pamjet filmike tregojnë se viktima ishte mbajtur nën vëzhgim nga rrëmbyesit për disa ditë me radhë. Sipas hetimeve, rrëmbimi i Jan Prengës u krye si hakmarrje ndaj vëllait të tij, i cili kishte vjedhur një sasi të madhe droge në një port të Britanisë së Madhe. Droga dyshohet se i përkiste Dritan Rexhepit dhe Gentian Docit (Funiqit).

Për zhdukjen e Jan Prengës po gjykohen në dy procese të ndara kopshtari i "Golden Resort", Festim Bexhdili, dhe pronari i resortit, Altin Hajri.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme