Kronika 2 February 2025, 19:01 Nga VNA

Akuzë se vodhi targat që u përdorën në masakrën e Don Boskos, Nikollë Sherrniku nis të hënën rigjykimin

Ndaje në Whatsapp
Akuzë se vodhi targat që u përdorën në masakrën e

Nikollë Sherrniku, i cili akuzohet si një nga personat e përfshirë në masakrën e Don Boskos, ku nga të shtënat me armë ndaj lokalit të Fation Muratit në Don Bosko, mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja dhe u plagosën disa të tjerë, është vetëm një hap larg lirimit nga qelia. Ai u akuzua nga prokuroria për krijim të kushteve për të kryer vrasje, pasi dyshohet se vodhi targat e një automjeti në Gjermani, të cilat u përdorën në masakër. Gjykata e Tiranës dënoi me 5 vite burg, për vendimi u prish nga gjykata e Apelit dhe gjithçka është kthyer në pikën zero.

Sherrniku pritet të nisë nesër përballjen me gjykatën e Tiranës ku do të rigjykohet, edhe pse ai këmbëngul se në kohën kur janë vjedhur targat dhe më pas ndodhi masakra, ka qenë në paraburgim dhe se nuk ka asnjë lidhje. Ai mbahet në paraburgim prej qershorit 2023 dhe po mbushen gati 2 vjet nga dita e arrestimit, pritet që avokatët e tij të bëjnë kërkesë për zëvendesimin e masës së sigurisë.

Sherrniku njihet si një prej njerëzve të Ervis Martinaj dhe për masakrën ku mbeti viktime Mimoza Paja, dyshohet të ketë ardhur si pasojë e përplasjes mes grupit të Martinajt me Fation Muratin, pasi ky i fundit ka qenë një prej personave që u shpall në kërkim policor pas vrasjes së Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij, Dikler Vata e Besmir Hoxha te mbikalimi i Fushë Krujës. Sherrniku ka vendosur të kyçë gojën për hetuesit, cka duket se masakra e Don Boskos do të vijojë të mbetet një ngjarje pa autor.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme