Kronika 2 February 2025, 10:53 Nga VNA

Arrestohet 34-vjeçari në Lushnje, transportonte drogë për llogari të grupeve kriminale

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet 34-vjeçari në Lushnje, transportonte drogë për

Një 34-vjeçar nga Lushnja është vënë në prangat e policisë  së Fierit për llogari të autoriteteve italiane.

I riu u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesi”, ndërsa Gjykata e Milanos i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

34-vjeçari kishte rolin e transportuesit të lëndëve narkotike për llogari të grupeve kriminale. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Njoftimi:

Fier/Finalizohet brenda 24 orëve, një tjetër operacion policor për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet nga shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier gjatë operacionit policor të koduar “Transportuesi” dhe arrestohet për t’u ekstraduar në Itali, një shtetas për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i aksioneve intensive të Policisë, të kryera me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transportuesi”.

Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar K. M., 34 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Milanos i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

34-vjeçari kishte rolin e transportuesit të lëndëve narkotike për llogari të grupeve kriminale. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme