Kronika 2 February 2025, 13:11 Nga VNA

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, ish-shefi i Kufirit në Korçë dhe bashkëpunëtori i tij çohen për gjykim

Ndaje në Whatsapp
Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, ish-shefi i Kufirit në

Ish-shefi i Kufirit në Korçë, Stiljan Pasho është dërguar për gjykim, ndërsa akuzohet se lejoi kalimin e 26 kg kanabis nga kufiri drejt Greqisë.

Prokuroria e Korçës i ka dërguar dosjen gjykatës dhe për gjykim çon edhe një tjetër bashkëpunëtor të Pashos, të dy të akuzuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë dërgon në gjyq ish shefin e Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, Stilian Pasho dhe shtetasin E.G. për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1207 të regjistruar pas informacioneve të mbërritura në rrugë operative se punonjësi i policisë, Kryekomisari Stilian Pasho, me detyrë Shef i Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, është i përfshirë në veprimtari të kundërligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike, prokuroria provoi se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin tjetër të hetuar, E.G. lejonte transportimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë”, njofton Prokuroria e Korçës.

Rasti i ish-shefit të Kufirit në Korçë bëri bujë në media, pasi ai favorizoi hapur Lorenco Likën që të transportonte 26 kg kanabis drejt Greqisë. Pasho jo vetëm që nuk lejoi punonjësit e tjerë të policisë që të ushtronin kontroll ndaj makinës së mbushur me kanabis, por që të sigurohej për kalimin e drogës hipi në të njëjtën makinë me trafikantin derisa e kaloi në territorin grek. Më pas, vetë Pasho u kthye në territorin shqiptar në këmbë.

Prokuroria e Korçës thotë se nga hetimet ka rezultuar se ish-shefi i Kufirit në bashkëpunim me ikën dhe personin tjetër të dërguar për gjykim, por edhe me persona të tjerë të paidentifikuar, realizuan qëllimin e tyre për të trafikuar drogën drejt Greqisë. Nëse kanabisi do të hidhej në treg do kapte vlerën  75.000 - 117.000 euro.

“Ky punonjës policie me veprime konkrete dhe në kundërshtim me atributet që i jep ligji, ka bashkëpunuar duke favorizuar shtetasin Lorenco Lika në kalimin e kufirit në Kapshticë pa i’u nënshtruar kontrollit kufitar, duke urdhëruar dhe ndikuar tek vartësit e tij që mos kryenin kontroll. Shtetasi në fjalë, u kap më pas nga pala greke me 26 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, rezultoi e provuar se këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin Lorenco Lika të arrestuar në Greqi dhe persona të tjerë të paidentifikuar kanë realizuar një qëllim të përbashkët kriminal duke bërë të mundur trafikimin nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Greqisë, të një sasie lënde narkotike të llojit Cannabis Sativa, e ndarë në 27 pako, e cila nëse do të hidhej në treg, do të sillte përfitime monetare për organizatorët e kësaj veprimtarie nga 75.000 - 117.000 euro”, njofton Prokuroria e Korçës.

Lorenco Lika që drejtonte makinën me 26 kg kanabis është arrestuar në Greqi, ndërsa më 30 nëntor 2023 nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore u vu në pranga ish-shefi i Kufirit Pasho. Droga ishte fshehur në depozitën e impiantit të gazit.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme