Kronika 2 February 2025, 17:39 Nga VNA

Vrau të birin/ Dëshmi e 74-vjeçarit: Më tallte, m’u errësuan sytë dhe e godita

Ndaje në Whatsapp
Vrau të birin/ Dëshmi e 74-vjeçarit: Më tallte, m’u

“M’u errësuan sytë dhe e godita”. Kështu është shprehur 74-vjeçari Hekuran Gjoni në polici pasi u arrestua për vrαsjen e djalit të tij. I moshuari u ka thënë hetuesve se djali, Asim Gjoni, 37 vjeç, e tallte prej kohësh. Mbrëmjen e së shtunës, ata kanë qenë duke ngrënë darkë së bashku në shtëpinë e tyre në zonën e “Kodrës së Priftit” në kryeqytet.

Sipas Gjonit, i biri ka nisur ta tallë sërish. Në atë moment babai është ngritur dhe e ka goditur me shuplakë gjatë debatit. Por djali i është kundërpërgjigjur dhe e ka goditur mbrapsht duke e rrëzuar në tokë. Hekuran Gjoni thotë se aty ka ndërhyrë vajza e tij duke i bërtitur të vëllait pse e goditi të atin.

Por sipas Hekuranit, Asimi në atë moment goditi edhe të motrën. Kjo është pika, sipas tij, që e bëri të merrte thikën dhe ta godiste djalin. Megjithatë ai është shprehur se situata i doli jashtë kontrollit e nuk donte që ta vriste të birin.

“Asimi më tallte prej shumë kohësh. Mbrëmë në darkë po hanim bukë në tavolinë. Ai filloi sërish të më tallte dhe u acarova, e iu ngrita dhe i gjuajtja me shpullë gjatë debatit. Më pas djali u ngrit edhe ai dhe më goditi, dhe unë u rrëzova pastaj.

Më pas ndërhyri vajza ime ku i bërtiti Asimit pse e godiste babain. Asimi më pas goditi dhe të motrën. Në këtë moment m’u errësuan sytë dhe u ngrita, mora thikën dhe e godita djalin. Situata më doli jashtë kontrollit, nuk doja ta vrisja djalin”, – mësohet të ketë thënë Hekuran Gjoni.

Policia njoftoi këtë të diel se Hekuran Gjoni u vu në pranga nën akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. Viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe pjesë e Forcave të Armatosura.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme