Kronika 3 February 2025, 11:55 Nga VNA

Gjykate e Apelit lë në burg dy vëllezërit që ekzekutuan Ramazan Mataj ne Dragoç për nderin e motrës

Ndaje në Whatsapp
Gjykate e Apelit lë në burg dy vëllezërit që ekzekutuan
Apeli lë në burg 2 vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj për vrasjen e Ramazan Mataj, për nderin e motrës në fshatin Dragoç mbrëmjen e 4 Janarit. Njoftimi

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Nga aktet e ndodhura në dosje rezulton se, më datë 05.01.2025, rreth orës 07:15 në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore tëPolicisë Shkodër, është marrë njoftim se, në fshatin Dragoç, Njësia Administrative Postribë, Shkodër, është një person i vrarëdhe gjendet në një tip Benz. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë dy vëllezërit, shtetasit me iniciale A. H dhe K. A.

Mbi kërkesën e Prokurorisë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj:

- personit nën hetim me iniciale A. H, i dyshuar për kryerjen e veprave penale Vrasje me paramendim dhe Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit, parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.

- personit nën hetim me iniciale K. H, i dyshuar për kryerjen e veprave penale Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit dhe Veprime qëpengojnë zbulimin e së vërtetës, parashikuar nga nenet 80, 278dhe 301 të Kodit Penal.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin nr. 32 (47), datë 10.01.2025, ka vendosur:

-Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim A. H, ikryer nga ana e policisë gjyqësore ne datë 07.01.2025, ora 13:00, i dyshuar për kryerjen e veprave penale Vrasje me paramendim të parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal dhe Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit, parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.

-Caktimin ndaj personit nën hetim A. H, masën e sigurimit personal arrest në burg, parashikuar nga neni 238 i Kodit tëProcedurës Penale.

-Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim K. H, ikryer nga ana e policisë gjyqësore ne datë 07.01.2025, ora 13:00, i dyshuar për kryerjen e veprave penale Sigurimi ikushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, tëparashikuar nga neni 80 i Kodit Penal, Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit, parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal dhe Veprime qëpengojnë zbulimin e së vërtetës, parashikuar nga neni 301 të Kodit Penal

-Caktimin ndaj personit nën hetim K. H, masën e sigurimit personal ‘arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit tëProcedurës Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personi nën hetim me iniciale K. H, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e një mase sigurimi më të butë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 03.02.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar Z. Fatri Islamaj, vendosi:

- Miratimin e vendimit nr. 32 (47), datë 10.01.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme