Kronika 4 February 2025, 11:45 Nga VNA

Krimet zgjedhore/ Ambsadori i Britanisë takon kreun e SPAK

Ndaje në Whatsapp
Krimet zgjedhore/ Ambsadori i Britanisë takon kreun e SPAK

Ambasadori britanik në Tiranë takim me kreun e SPAK Altin Dumani. Në focus të takimit ka qenë hetimi i krimeve zgjedhore.

Reagimi në FB e ambasadës

Ambasadori i Madhërisë së Tij në Shqipëri, Z. Nicholas Abbott, u takua me Z. Altin Dumani, Kreun e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe rikonfirmoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK-un.

Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë.

Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025.

#PartnersForProgress

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme