Kronika 3 February 2025, 16:22 Nga VNA

Gjykata e Tiranës merr në shqyrtim çështjen ndaj Erzen Breçanit dhe Jonida Babametos

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Tiranës merr në shqyrtim çështjen ndaj Erzen

Ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, dhe ish-zyrtarja e policisë, Jonida Babameto, do të gjykohen nga Gjykata e Tiranës, pasi Gjykata e Posaçme shpalli moskompetencën për shqyrtimin e akuzave penale ndaj tyre.

Gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme, Breçani kundërshtoi akuzat e SPAK, duke deklaruar se nuk ka kryer asnjëherë pastrim parash, siç pretendojnë prokurorët.

"S’mund ta pranoj që të gjykohem me këto prova që ka paraqitur SPAK. Mua nuk më ka shkuar kurrë në mendje të pastroj para dhe nuk kam pastruar kurrë para," u shpreh ai.

Gjithashtu, ai pranoi se kishte njohje me të pandehurin Bujar Ajeti, por mohoi ta kishte ndihmuar të fshihej nga drejtësia.

"Me Bujar Ajetin kemi qenë bashkë në RENEA. Në dijeninë time, ai nuk ka qenë person në kërkim nga shteti shqiptar. Unë kam ndjekur kriminelët gjithë jetën time, nuk kam arsye të mbroj këtë kategori tani," tha Breçani, duke shtuar se do t’i nënshtrohet procesit gjyqësor dhe do të provojë pafajësinë e tij.

Ndërkohë, gjatë të njëjtës seancë, Gjykata e Posaçme pranoi gjykimin e shkurtuar për të pandehurit Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Adrian Cenaj, Albert Prenga dhe ish-zyrtarin e lartë të policisë, Dedan Gjoni. Ata përballen me akuza për trafik droge, organizim vrasjesh, pastrim parash dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Në një proces të veçantë, pritet të gjykohen edhe disa të pandehur që janë ende në kërkim, përfshirë Eralbi Breçani, djalin e Erzen Breçanit, dhe Ervin Matën.

Goditja ndaj këtyre grupeve kriminale erdhi pas zbërthimit të aplikacionit të komunikimit të koduar Sky ECC, ku u zbuluan prova kompromentuese për aktivitetin e tyre të paligjshëm.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme