Kronika 4 February 2025, 15:17 Nga VNA

Gjykata e Posaçme i kthen SPAK-ut dosjen e Edvin Priftit, kardiokirurgu vijon punën në QSUT

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Posaçme i kthen SPAK-ut dosjen e Edvin Priftit, kardiokirurgu

Gjykata e Posaçme vendosi t’i kthejë SPAK-ut dosjen penale ndaj mjekut kardiokirurg Edvin Prifti. Gjatë seancës, prokurori i çështjes kërkoi kohë për të plotësuar dosjen me një akt të ri ekspertimi financiar, kërkesë e cila u pranua nga gjykata. Seanca e radhës u caktua të zhvillohet më 7 prill, pasi gjyqtarja Elsa Ulliri e konsideroi të mjaftueshme kohën e lënë në dispozicion të prokurorisë.

Edvin Prifti, ish-shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Ai u vu nën hetim nga SPAK pasi u përgjuar gjatë një hetimi mbi një skandal korrupsioni në Gjykatën e Krujës, i cili çoi në arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Në atë kohë, gjatë kontrollit në zyrën dhe banesën e mjekut, u gjet një sasi e madhe parash.

Për një periudhë të gjatë, Prifti qëndroi i pezulluar dhe nuk mund të kryente ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Aktualisht, ai është rikthyer në sallën e operacionit, ndërsa vijon të përballet me drejtësinë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme