Kronika 4 Shkurt 2025, 20:02 Nga VNA

Nga lidhja me kartelet kolumbiane te vrasjet e “kryekomandantëve”/ Si mafia shqiptare mori dominimin e tregut të kokainës në Britani

Ndaje në Whatsapp
Nga lidhja me kartelet kolumbiane te vrasjet e

Një i ri, i sapo bërë baba, u gjet i rrahur për vdekje dhe me një litar në qafë; ky mund të jetë krimi i fundit i tmerrshëm i lidhur me "gangsterët shqiptarë". Rhys Thompson, 29 vjeç, u rrëmbye, u vra dhe trupi i tij u hodh në një lëndinë për të dërguar një mesazh për një "fermë kanabisi". Për vrasjen e të riut, 8 persona u arrestuan, por më pas u lanë që të gjykohen në liri për krimin që dyshohet se kanë kryer mëngjesin e 13 majit 2021.

Bandat shqiptare besohet se dominojnë tregtinë e paligjshme të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, që thuhet se vlen 5 miliardë paund në vit. Ata fituan dominancën duke negociuar drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane. Në të gjithë Evropën, shqiptarët thuhet se bashkëpunojnë ngushtë edhe me degët e mafies italiane, e cila ka kontrolluar ndër vite tregtinë kontinentale të kokainës.

Në vitin 2023, Agjencia Kombëtare e Krimit dhe 43 forca policie në të gjithë Anglinë dhe Uellsin synuan bandat e 'Ballkanit Perëndimor' duke sekuestruar rreth 200,000 bimë kanabisi me vlerë deri në 130 milion £; 636,000 £ në para të gatshme, 26 kilogramë kokainë me vlerë deri në 1 milion £ dhe 20 armë zjarri. Nga aksioni, mbi 900 persona u vendosën në pranga, nga të cilët për 450 persona u ngrit akuzë penale.

Detektivët besojnë se Thompson ishte përfshirë në një trazirë në zonën Crumpsall të Manchesterit. Ekspertiza pas vdekjes zbuloi se ai kishte marrë 9 goditje në kokë me një send të rëndë dhe prerës. Po ashtu kishte 2 duar të thyera, një parakrah dhe këmbën e majtë; për të mos përmendur çarjet dhe gërvishtjet e shumta. Disa nga dëmtimet mendohej se ishin plagë 'mbrojtëse' nga ato që po pësonte nga personat që do i merrnin jetën. Këta të fundit i dhanë fund, duke e mbytur me një litar, i cili u gjet rreth qafës.

Nga skena e krimit dukej se vrasësit nuk kishin bërë asnjë përpjekje për të veshur trupin e viktimës.

Grupi hetimor mori në pyetje nënën e të ndjerit, i cili njihej edhe me nofkën "Vypz". Ajo tregoi se djali punonte si korrier; edhe pse kishte planifikuar që të ndiqte studimet në Universitetin e Salfordit, ndryshoi mendje kur mori vesh se do të bëhej baba. Para se të vritej,  ajo kujtoi se i biri nuk ishte "në humor", dukej sikur mendonte diçka.

"Ai ishte i heshtur. Nuk e dija se çfarë po i kalonte në kokë. Më mungon shumë. Ai ishte një fëmijë vërtet i dashur që më mungon çdo ditë,"-tha ajo.

Por çfarë mendonte i riu?

Hetuesit dolën në përfundimin se Thompson dhe persona të tjerë kishin tentuar të vendosnin "gjobë" ose të grabisnin një shtëpi bari në Mançester në orët e para të 13 majit 2021. Por ishin kuptuar nga pronarët. Thompson ishte përpjekur të largohej me një furgon të bardhë tip "Transit", por teksa tentonte që të ikte, ishte përplasur me një mur. Në këtë moment, pronarët e shtëpisë së barit e kanë  marrë zvarrë nga mjeti i tij dhe e kanë futur në një makinë tjetër. Gjatë momentit që po bënte rezistencë, viktima mori edhe emergjencën, por punonjësit e "999" dëgjuan vetëm zhurmat e përleshjes, asgjë më shumë.

Ky ishte momenti i fundit kur la dëshmi si i gjallë!

Menjëherë pas vrasjes u raportua se grupi përgjegjës për vrasjen e të riut britanik mund të jetë i lidhur me bandat shqiptare.

Sipas "DailyMail", gangsterët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë kryer edhe një sërë vrasjesh të ngjashme. Disa kohë më parë, tre anëtarë të një bande shqiptare u burgosën për rrahjen për vdekje të një burri që kishte tentuar të vidhte kanabis nga "ferna" e tyre në Cardiff.

Tomasz Waga, 23 vjeç, nga Dagenham, Londra Lindore, i cili kishte një djalë të porsalindur dhe 'të gjithë jetën e tij përpara', u vra në vitin 2021 dhe trupi iu hodh si "qese plehrash". Ai dhe një burrë tjetër kishin shkuar për të vjedhur bimë kanabisi, por pa dashje u zbuluan nga 'kopshtari' që jetonte në banesë, i cili thirri anëtarët e tjerë të bandës. ëaga dhe bashkëpunëtori i tij u sulmuan fillimisht me shkopinj bejsbolli dhe tulla, më pas 23-vjeçari u mor zvarrë në një makinë Mercedes.

Trupi i tij u gjet më vonë me 25 lëndime në kokë dhe gojë, mavijosje në gjoks dhe dëmtime në brinjë, krahë, e po ashtu ënjtje dhe mavijosje në tru. Ai vdiq pasi gjaku i bllokoi rrugët e frymëmarrjes. Josif Nushi, 27 vjeç dhe Mihal Dhana, 29 vjeç, të dy nga Cardiff, u burgosën për vrasjen e tij dhe u dënuan respektivisht me 20 dhe 16 vite heqje lirie.

Hysland Aliaj, 31 vjeç, u dënua me 10 vite burg për vrasje nga pakujdesia.

Ndërkohë, një gangster tjetër, i njohur me nofkën "Tony Montana" sipas personazhit të Al Pacinos në filmin Scarface, do të fillojë dënimin me burg në Mbretërinë e Bashkuar vitin e ardhshëm për vrasjen e një burri në Londër në 1999. Vrasësi serial Mane Driza, tani 47 vjeç, së pari duhet të përfundojë një dënim në Itali për organizimin e një vrasjeje të dyfishtë dhe tentativën për vrasjen e një të treti në qershor 2002, në Siçili. Ai kishte shkuar në Itali, pasi në veri të Londrës kishte vrarë Stefan Monen.

Krimet e tij në Siçili ishin "rezultat" i një mosmarrëveshjeje për kontrollin e drogës dhe prostitucionit në Catania. Por jo vetëm kaq!

Driza kishte vrarë edhe në Shqipëri. Në vitin 2001, një gjykatë shqiptare e dënoi në mungesë Drizën për vrasje me paramendim të dy personave, babë e bir. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 1997, e po atë vit ai kishte shkuar në Britani duke pretenduar se ishte jetim, ndaj edhe iu dha leja e qëndrimit.

Sa i përket krimit në Britani, u zbulua se Driza e masakroi Monen duke e qëlluar 120 herë. Driza ishte i tërbuar kur shoku i tij, me të cilin ndante banesën, mori unazën e martesës dhe ia dha partneres së Drizës. Në këtë moment ai nisi një sulm të furishëm me një thikë djathi, e më pas me sëpatë. Trupi i Mones u gjet nga e dashura shtatzënë, Zoe Blay, të nesërmen, por aq shumë ishte shpërfytyruar trupi nga lëndimet që kishte marrë, saqë ajo ishte në gjendje ta identifikonte atë vetëm nga një shtrëngim dallues i rripit.

Për këtë vrasje, Driza u dënua me burg përjetë./DailyMail/

 

Video

Në 2030 do ikni se keni qejf, jo se po ju përzë unë.

Një moment i veçantë humori shënoi takimin e djeshëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban në Shtëpinë e Bardhë. I irrituar nga pyetjet, Trump reagoi duke theksuar se “asnjëherë nuk ka refuzuar të flasë për inflacionin”, dhe se “situata tani është shumë më e mirë se në kohën e Bidenit”. Në atë moment, në sallë hyri zëdhënësja e tij, Karolyn Leavitt. Trump i tregoi për debatet me gazetarët, dhe ajo reagoi menjëherë me tone të ashpra: “Është për të ardhur keq që gazetarët këtu harrojnë të përmendin faktin se ju trashëguat krizën më të rëndë të inflacionit në historinë moderne amerikane dhe po e korrigjoni atë për më pak se dhjetë muaj,” deklaroi Leavitt. Ajo shtoi se lufta kundër rritjes së çmimeve është prioriteti i përditshëm i presidentit Trump, edhe pse “mediat heshtin për këtë”. Deklaratat e saj duket se impresionuan kryeministrin hungarez, i cili me humor i tha Trumpit: “A mund ta marr për vete?” Trump qeshi dhe iu përgjigj: “Karolyn, kryeministri do të të ketë në Hungari.” Më pas, duke vazhduar në të njëjtin ton miqësor, Trump e përgëzoi Orbanin për “shijen e mirë” dhe i kërkoi me shaka zëdhënëses së tij të mos largohej prej tyre.

Protestuesit ndërprenë një shfaqje nga një orkestër izraelite në Paris, duke denoncuar gjenocidin e Tel Avivit në Gaza dhe duke akuzuar institucionet kulturore izraelite për larjen e krimeve të luftës. Aktivistët pro-palestinezë demonstruan gjithashtu jashtë performancës së të enjtes mbrëma në sallën e koncerteve të Filharmonisë së Parisit. Tensionet për luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza janë derdhur shpesh në protesta në Francë.

Kur jeta të gjunjëzon dhe duket sikur ke humbur gjithçka e vetmja rrugë është të mos dorëzohesh por të ecësh përpara 26-vjeçari Mauro Glorioso, i cili mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit të janarit 2023 te Murazzi në Torino, sot është diplomuar në Mjekësi dhe Kirurgji në spitalin “Le Molinette”. Ngjarja ndodhi mbrëmjen midis 20 dhe 21 janarit 2023, kur Mauro ndodhej me disa miq buzë lumit Po, në pritje për të hyrë në një lokal. Ai u godit nga një biçikletë elektrike që ishte hedhur nga lartësia e argjinaturës së Murazzit dhe mbeti i plagosur shumë rëndë. Për këtë aksident, një vajzë 20-vjeçare u dënua në shkallën e parë të gjyqit. “Është një emocion i madh, një rrugëtim i gjatë — është e bukur ndjesia kur arrin objektivin tënd, pavarësisht gjithçkaje,” tha Mauro. “Kam mësuar të përballem me një problem në një kohë: i pari ishte të diplomohem, tani mund të mendoj për të ardhmen dhe projektet e mia.”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme