Kronika 18 March 2025, 10:56 Nga VNA

Sulmohet me armë kompania farmaceutike CFO Pharma e Nadir Çaushollit

Ndaje në Whatsapp
Sulmohet me armë kompania farmaceutike CFO Pharma e Nadir Çaushollit

Kompania farmaceutike CFO Pharma është sulmuar me armë. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të fasadës së jashtme të biznesit që ndodhet në rrugën dytësore të autostradës Tiranës-Durrës.

Në fasadë duken shenjat e plumbave, ndërsa për fat të mire, nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

CFO Pharma është në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli. Ky I fundit ka qenë disa herë në telashe me drejtësinë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme