Kronika 15 Mars 2025, 20:04 Nga VNA

“Fyerje dhe shpifje ndaj gjyqtarit Engert Pëllumbi”, Diaspora Shqiptare njofton kallëzim penal ndaj analistit Ilir Yzeiri  

Ndaje në Whatsapp

Diaspora Shqptare ka njoftuar kallëzim penal ndaj analistit Ilir Yzeriri pas publikimit të një shkrimi në gazetën "Shqiptarja", ku etiketohej me terma bullizues gjyqtari Engert Pëllumbi qw shqyrtoi dosjen e Erion veliajt nw Apelin e GJKKO. Në reagimin e tyre, Diaspora Shqiptare thotw se shkrimi përmbante fyerje dhe shpifje ndaj gjyqtarit Engert Pëllumbi, duke cenuar pavarësinë e gjyqësorit dhe besimin te drejtësia.

Diaspora Shqptare kërkon që Prokuroria të nisë hetime për shkeljet penale, ndërsa gazeta të heqë menjëherë shkrimin dhe të kërkojë falje publike. Po ashtu, ata kërkojnë ndërhyrje nga Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi për të marrë masa ndaj gazetës dhe autorit të shkrimit

Diaspora thekson se çdo tentativë për të diskredituar pushtetin gjyqësor do të mbrohet me ligj dhe kërkon ndërhyrje nga institucionet ndërkombëtare nëse nuk merren masa brenda një kohe të arsyeshme.

Reagimi i plotë i Diasporës Shqiptare:

KËRKESË PUBLIKE / KALLËZIM PENAL

“Në Mbrojtje Të Dinjitetit, Pavarësisë së Gjyqësorit dhe Parimeve Kushtetuese”

DREJTUAR:

  • PROKURORISË SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË
  • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR (KLGJ)
  • KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI (KMD)
  • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE (AMA)
  • UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI”
  • GAZETA SHQIPTARJA

Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) shpreh shqetësimin e saj të thellë për shkrimin e botuar në Gazetën Shqiptarja më 14 mars 2025, të titulluar: “Ilir Yzeiri: Fushatë me hijen e burgut”.

Linku: https://shqiptarja.com/.../ilir-yzeiri-fushateme-hijen-e...

Ky shkrim përbën një akt flagrant diskriminimi, cenimi të dinjitetit njerëzor dhe sulm ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Përveçse përdor një gjuhë denigruese dhe fyese ndaj një gjyqtari të sistemit shqiptar të drejtësisë (z. Engert Pëllumbi, gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar), ky shkrim paraqet një goditje të rëndë për themelet e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

DPSHL kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të mbrojtur integritetin e institucioneve gjyqësore dhe për të vënë para përgjegjësisë autorët e këtij akti të papranueshëm për një shtet të së drejtës.

Shkeljet Kushtetuese dhe Ligjore

  1. Shkelja e Nenit 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që garanton barazinë para ligjit dhe ndalon çdo formë diskriminimi. Shkrimi përmban një sulm personal dhe përçmues ndaj një gjyqtari mbi bazën e pamjes së tij dhe të aspekteve të tjera jorelevante për ushtrimin e detyrës së tij.
  2. Shkelja e Nenit 145 të Kushtetutës, që garanton pavarësinë e gjyqësorit dhe ndalon çdo ndërhyrje apo ndikim mbi vendimet e gjykatave, duke theksuar se: “Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose të gjyqtarëve passjell përgjegjësi sipas ligjit.” Sulmet publike të tilla synojnë të delegjitimojnë vendime gjyqësore dhe të përhapin mosbesim ndaj drejtësisë.
  3. Shkelja e Nenit 22 dhe 17 të Kushtetutës, mbi kufizimet e lirisë së shprehjes kur ajo bie ndesh me të drejtat e tjera kushtetuese, përfshirë mbrojtjen e dinjitetit dhe reputacionit të individëve dhe institucioneve.
  4. Shkelja e Nenit 120 të Kodit Penal (Shpifja), që ndalon publikimet që cënojnë dinjitetin e personave nëpërmjet shpifjes dhe fyerjes publike.
  5. Shkelja e Nenit 318 të Kodit Penal (Fyerja e Gjyqtarit), nen i cili sanksionon se:

Neni 318: Fyerja e gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose anëtarit të arbitrazhit, për shkak të veprimtarisë së tyre në një çështje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Ky shkrim dëmton rëndë dinjitetin e gjyqtarit, institucionet e drejtësisë, si dhe cënon rëndë rendin kushtetues.

KËRKESAT E DPSHL

Duke pasur parasysh shkeljet e mësipërme, DPSHL kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të marrë masa të plota ndaj këtij rasti flagrant:

  1. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë - të nisë menjëherë hetimet penale ndaj autorit të këtij shkrimi (Ilir Yzeiri) për shkeljet penale të kryera, përfshirë “Shpifja” publike (Neni 120 i Kodit Penal), dhe “Fyerja e Gjyqtarit” (Neni 239 i Kodit Penal). Në një shtet demokratik dhe të së drejtës, askush nuk mund të përdorë median si një mjet shpifje, fyrje, linçimi dhe delegjitimimi të sistemit gjyqësor për interesa politike apo personale. Hetimi i plotë dhe ndëshkimi i përgjegjësve do të shërbente si një precedent i rëndësishëm për mbrojtjen e demokracisë dhe pavarësisë së gjyqësorit.
  2. Gazeta Shqiptarja - të heqë menjëherë këtë shkrim nga publikimi dhe të kërkojë falje publike për lejimin e gazetës për kryerjen e një vepre peale ndaj një gjyqtari të Republikës së Shqipërisë, si dhe për nxitjen e një diskursi të rrezikshëm që minon besimine publikut te sistemi i drejtësisë.
  3. Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) – për këtë vepër penale, të marrë masa disiplinore dhe të gjobisë Gazetën Shqiptare, pasi publikimi i një shkrimi të tillë përbën vepër penale dhe një shkelje të rëndë të standardeve etike dhe ligjore të gazetarisë. Ligji për Median dhe Komunikimin Elektronik ndalon publikimet që cenojnë integritetin e institucioneve shtetërore dhe nxisin diskriminim.
  4. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) – të marrë masa administrative ndaj gazetës dhe autorit të shkrimit, duke shqyrtuar publikimin e këtij materiali si një akt diskriminimi dhe cenim të të drejtave të njeriut, në përputhje me Ligjin Nr. 10221/2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.
  5. Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) të bëjë një deklaratë publike – kundër kësaj vepre penale, për të mbrojtur pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe reputacionin e gjyqtarëve, duke paralajmëruar se çdo tentativë për intimidim apo presion publik ndaj gjykatësve në ushtrimin e detyrës së tyre, do të mbrohet sipas ligjit.
  6. Universiteti “Aleksandër Xhuvani” – të pezullojë menjëherë marrëdhëniet e punës me shkruesin e këtij shkrimi, si autor i kësaj vepre penale deri në përfundim të gjykimit – si dhe duke marrë masa disiplinore të menjëhershme për këtë vepër penale që përbën njëkohësisht edhe shkelje të rëndë të etikës profesionale, që bie ndesh me parimin e mosdiskriminimit dhe cenon rëndë dinjitetin njerëzor.

Përfundim

Sulmet e tilla publike ndaj pushtetit gjyqësor nuk janë thjesht çështje etike apo mediatike, por përbëjnë vepra penale dhe kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. DPSHL kërkon veprim të menjëhershëm nga institucionet e lartpërmendura, për hetimin e kësaj vepre penale, si dhe për shkeljet administrative dhe etike të rënda, dhe thekson se nëse nuk merren masa brenda një kohe të arsyeshme, do të kërkojë ndërhyrje nga organizatat ndërkombëtare dhe institucionet e BE-së për të garantuar standardet demokratike në vend.

Ne nuk mund të lejojmë që Shqipëria të shndërrohet në një hapësirë ku drejtësia dhe integriteti i gjyqtarëve të sulmohen pa asnjë pasojë.

Në pritje të një reagimi të menjëhershëm,

Diaspora për Shqipërinë e Lirë

 Të gjitha reagimet:

2525

 

 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme