Kronika 15 March 2025, 17:24 Nga VNA

Policia mobilizohet për protestën e opozitës/ Blindohen dyert e kryeministrisë, mbi 800 efektivë në gatishmëri

Ndaje në Whatsapp
Policia mobilizohet për protestën e opozitës/ Blindohen dyert e

Protesta e thirrur nga Opozita për në orën 19:00 ka aktivizuar Policinë e Shtetit, e cila ka vënë në gatishmëri mbi 800 forca të sigurisë. Të pranishëm do të jenë forcat e rendit, FNSH, Shqiponjat, ndërsa në rast nevoje, forcat RENEA janë gjithashtu në gatishmëri.

Për të garantuar rendin dhe sigurinë, të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Po ashtu, janë angazhuar 5 autobote me ujë, të cilat do të përdoren vetëm në raste incidentesh.

Një kordoni i forcave të policisë do të formohet para Kryeministrisë dhe në perimetrin përreth saj, siç parashikohet për çdo protestë. Agjentët civilë do të jenë gjithashtu në terren për të monitoruar zhvillimet e protestës. Dyert e Kryeministrisë do të jenë të blinduara me mbrojtje metalike, ndërsa përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ janë vendosur kamera me rezolucion të lartë për monitorimin e situatës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme