Kronika 15 March 2025, 11:04 Nga VNA

Gërdeci, tragjedia e korrupsionit shtetëror që vrau 26 qytetarë, pa përgjegjës edhe pas 17 vitesh

Ndaje në Whatsapp
Gërdeci, tragjedia e korrupsionit shtetëror që vrau 26

17 vite pas tragjedisë së Gërdecit ende përgjegjësit për 26 të vrarë dhe qindra të plagosur nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve, nuk janë ndëshkuar nga drejtësia.

Në një proces vite më parë u dënua ish-drejtori i Meicos Ylli Pinari, çbiznesmeni Mihal Delijorgji e disa ish-ushtarakë.

Dënimet ishin tejet të ulëta dhe familjarët e viktimave, sidomos Zamira Durda, nëna e një fëmije të vrarë mesditën e 15 marsit 2008 ka protestuar gjithmonë dhe kërkon drejtësi.

Me kërkesë të familjes Durda SPAK ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili po vijon përballjen me drejtësinë.

Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet për tragjedinë e Gërdecit në drejtim të korrupsionit qeveritar të Sali Berishës, por deri më tani nuk ka rezultate dhe nëse këto rezultate nuk do të vijnë krimi shteterorGërdecit siç e cilësoi Gjykata e Strasburgut do  mbetet i pahetuar dhe i pandëshkuar.

Tragjedia e Gërdecit mori jetën e 26 qytetarëve dhe qindra të tjerë u plagosën, ndërsa dëmet materiale kapës shifrën e miliona eurove. 

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme