Kronika 17 March 2025, 09:31 Nga VNA

Tentoi të fuste rreth 1.2 tonë naftë kontrabandë në Shqipëri, arrestohet 39-vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Tentoi të fuste rreth 1.2 tonë naftë kontrabandë në

Një 39-vjeçar është arrestuar nga Shërbimi i Policisë Kufitare pasi përpiqej të fuste rreth 1.2 ton naftë kontrabandë në Shqipëri përmes kufirit me Kosovën. Gjatë kontrollit në brendësi të furgonit, policia zbuloj dhe sekuestroi 1.2 tonë naftë, e cila ishte futur jashtë pikave të kalimit kufitar dhe pa kaluar kontrollin doganor. Kjo operacion u realizua duke u shmangur autoritetet doganore dhe kufitare

Shërbimet e Policisë Kufitare të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës, në vijim të monitorimit të kufirit jeshil me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti të tentativës për kontrabandë me hidrokarbure.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar në rrugën rurale Pakisht-Kukës, automjetin tip furgon, me drejtues shtetasin V. S., 39 vjeç, banues në Kolesian, Kukës, ku pas kontrollit në brendësi të furgonit, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 1.2 tonë naftë të futur kontrabandë nëpërmjet Pakishtit, jashtë pikave të kalimit kufitar dhe shërbimeve doganore, duke iu shmangur kontrollit kufitar dhe doganor”, njofton policia.

Sasia e karburantit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa drejtuesi i automjetit u arrestua për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme