Politika 29 October 2024, 15:42 Nga VNA

Sulmi në media pas propozimit për KLSh / Shehu i “mbyll gojën” Braçes

Ndaje në Whatsapp
Sulmi në media pas propozimit për KLSh / Shehu i “mbyll

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, ka dalë në mbrojtje të mediave duke theksuar rolin e tyre si mbrojtës të interesave të shoqërisë dhe si avokatë të qytetarëve shqiptarë. Ky qëndrim vjen si reagim ndaj ankesave të deputetit socialist, Erion Braçe, i cili, në komisionin e Ekonomisë, kritikoi mediat për sulmet që ai pretendon se ka pësuar pas propozimit të tij për një reformim të KLSH-së. Braçe shprehu se përpjekjet e tij për ndryshime janë bërë objekt i këtyre sulmeve mediatike, të cilat, sipas tij, janë të motivuara nga propozimet e tij në lidhje me institucionin.

Diskutimet në komision

Erion Braçe: Po e bëj këtë ndërhyrje për të sqaruar disa gjëra. U bë e disata javë që unë personalisht jam objekt i sulmeve të vijueshme në media dhe thelbi është propozimi që kam bërë në rezolutën e komisionit dhe parlamentit në raport KLSH. Janë sulme që vijnë nga padija, nga mosnjohja e ligjit në radhë të parë dhe punës së deputetit në radhë të dytë, janë sulme që vijnë nga keqdashja. Keqdashja e ka origjinën nga brenda KLSH.

Nuk e di se çfarë ka ndodhur në harkun kohor të 10 ditëve që nga miratimi i rezolutës në parlament, besoj dëshmia që unë kam kapur KLSH apo kam pasur qëllim të kap KLSH.

KLSH kapet nëse doni ju dhe jo ne. Nuk kam kapur njeri. Nuk e di si kapet KLSH. E toleroj padijen, por jo keqdashjen. Sot kam vendosur të mos flas, po ta hap gojën do të jem tabelë qitjeje prapë. Nuk guxojmë dot të hapim gojën.

Arben Shehu: Dua të sqaroj se KLSH nuk ka asnjë lloj dashakeqësie, përkundrazi, në radhë të parë si deputet dhe për atë që përfaqëson zoti Braçe.

Nga ana e zotit Braçe kemi pasur një qëndrim mëse mbështetës në raport me detyrën që mban zoti Braçe.

Në lidhje me komunikime apo me qëndrime të ndryshme që institucioni mund t’i mbante kam pasur të gjitha mundësitë dhe kam zgjedhur rrugën e komunikimit normal institucional.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme