Bota 1 October 2024, 20:28 Nga VNA

Sulmi me raketa i Iranit, reagon Izraeli: Do të veprojmë në vendin dhe kohën e duhur

Ndaje në Whatsapp
Sulmi me raketa i Iranit, reagon Izraeli: Do të veprojmë në

Zëdhënësi ushtarak i Izraelit, Daniel Hagari ka reaguar pas sulmit duke thënë se në këtë fazë, ata nuk identifikojnë ndonjë kërcënim shtesë ajrore nga Irani.

Ai gjithashtu shtoi se ky sulm do të ketë shumë pasoja. IDF ka thënë se zraelitët në të gjithë vendin tani janë në gjendje të largohen nga strehimoret dhe hapësirat e tyre të mbrojtura pas një vlerësimi të situatës, ka thënë IDF.

Hagari, tha më tej se në këtë fazë ata nuk identifikojnë ndonjë kërcënim shtesë ajrore nga Irani.

“Ne kemi kryer një numër të madh monitorimesh. “Ka pasur disa goditje në qendër dhe zona të tjera në jug të vendit. Në këtë fazë, ne jemi ende duke vlerësuar situatën”, tha ai.

Më pas shtoi: Ky sulm do të ketë pasoja. Ne kemi plane dhe do të veprojmë në vendin dhe kohën që do të vendosim. Ndërkohë, shërbimi mjekësor izraelit tha se nuk ka raportime për të lënduar pas breshërisë së raketave.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme