Bota 1 October 2024, 18:14 Nga VNA

Izraeli mund “t’ia vë syrin” edhe Turqisë, Erdogan: Qeveria e Netanyahut po ëndërron një ëndërr të papërpunuar

Ndaje në Whatsapp
Izraeli mund “t’ia vë syrin” edhe Turqisë, Erdogan:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Izraeli mund t’ia “vë syrin” edhe Turqisë pas Libanit.

Në një fjalim në Parlamentin e Turqisë, Erdogan ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar dhe po ashtu botën islame për dështimin për t’i ndaluar veprimet e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu në Gaza dhe Liban. Ai u zotua se do të qëndrojë fortë kundër Izraelit dhe do ta mbështesë Libanin.

“Edhe pse disa njerëz vazhdimisht refuzojnë ta shohin atë, Qeveria e Netanyahut po ëndërron një ëndërr të papërpunuar që përfshin edhe Anadollin”, tha Erdogan, duke iu referuar një pjese të madhe të Turqisë. “Vendi të cilit Izraeli do t’ia vë syrin pas Palestinës e Libanit, do të jetë atdheu ynë”./AP/

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme