Bota 29 September 2024, 20:33 Nga VNA

Herbert Kickl/ Udhëheqësi i FPÖ-së që sfidon politikën tradicionale në Austri. Nga strateg i partisë tek kundërshtar i hapur i sistemit, Kickl synon të formojë qeverinë e re

Ndaje në Whatsapp
Herbert Kickl/ Udhëheqësi i FPÖ-së që sfidon

Herbert Kickl është lideri i Partisë së Lirisë të Austri (FPÖ) dhe një emër i njohur në skenën politike austriake vitet e fundit. I lindur më 1968 në kryeqytetin e landit të Karintisë, Villach, ai u rrit në një familje punëtore, ambjent që ndikoi fuqishëm në formimin e bindjeve politike të tij. Pas një periudhe si vullnetar në shërbimin ushtarak alpin, Kickl nisi studimet në gazetari dhe shkenca politike në Universitetin e Vjenës, më pas u rregjistrua edhe për filozofi dhe histori, megjithatë, nuk i përfundoi ato.

Kickl e filloi karrierën politike në Akademinë Politike të FPÖ-së dhe u bë shkruesi i fjalimeve të liderit të atëhershëm të partisë, Jörg Haider, duke u bërë i njohur për stilin e tij provokues. Si sekretar i përgjithshëm i FPÖ-së nga viti 2005 deri në 2018, ai luajti një rol kyç në formulimin e strategjive të partisë. Ndërkohë, si ministër i Brendshëm, ai mbështeti forcimin e policisë, por u shkarkua pas “Skandalit Ibiza“ ku FPÖ-ja u përfshi në akuza të rënda korrupsioni.

Pas rikthimit në parlament, Kickl u bë lider i partisë më 2021, duke sfiduar drejtpërdrejt politikat tradicionale dhe duke u pozicionuar si një kundërshtar i hapur i sistemit. Ai mori një qëndrim të fortë kundër masave të qeverisë gjatë pandemisë COVID-19, duke rekomanduar metoda alternative dhe refuzoi të mbante maskë.

Me përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2024, ai surprizoi me slogane më të buta, si “5 vite të mbara”, “Zemra jote thotë PO”, “U bëftë siç doni ju”, duke sinjalizuar një ndryshim në strategjinë e tij politkke. Ndërsa Kickl mbetet një figurë polarizuese, ambicia e tij për të formuar një qeveri të re është e qartë, duke shpresuar të shndërrojë FPÖ në një forcë dominuese në politikën austriake.

Herbert Kickl jeton në Purkersdorf, afër Vjenës, me gruan dhe djalin e tij. Përveç angazhimeve të tij politike, ai është i apasionuar pas natyrës dhe aktiviteteve të sporteve ekstreme. duke e theksuar kështu përkushtimin e tij ndaj një jete aktive dhe aventuroze.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme