Bota 28 September 2024, 17:06 Nga VNA

Kryeministri i Irakut reagon për vrasjen të komandantit të Hezbollahut: Entiteti sionist ka kaluar të gjitha vijat e kuqe

Ndaje në Whatsapp
Kryeministri i Irakut reagon për vrasjen të komandantit të

Kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani ka reaguar pas vrasjes së komandantit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Sudani dënoi vrasjen dhe e ka cilësuar një “krim”. Sipas tij, ishte një “sulm i turpshëm” dhe “një krim që tregon se entiteti sionist ka kaluar të gjitha vijat e kuqe”, tha Sudani në një deklaratë, duke e quajtur Nasrallah “një martir në rrugën e të drejtëve”.

Grupi Hezbollah konfirmoi njoftimin për vrasjen në një deklaratë në të cilën thuhet se Hassan Nasrallahu “u është bashkuar bashkëluftëtarëve të tij dëshmorë”.

Në deklaratë Hezbollahu zotohet të “vazhdojë luftën e shenjtë kundër armikut dhe në mbështetje të Palestinës”.

Hassan Nasrallahu udhëhoqi grupin militant për më shumë se tre dekada.

Ushtria izraelite tha se disa komandantë të lartë të Hezbollahut u vranë së bashku me Hassan Nasrallahun në një sulm të fuqishëm ajror të premten. Ushtria tha se kreu një sulm ajror preciz ndërsa udhëheqja e Hezbollahut po zhvillonte një takim në selinë e saj në Dahiyeh, në jug të Bejrutit.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme