Bota 1 October 2024, 19:49 Nga VNA

Irani paralajmëron Izraelin: Nëse guxon të kundërpërgjigjet, një sulm tjetër dhe shkatërruese do të pasojë

Ndaje në Whatsapp
Irani paralajmëron Izraelin: Nëse guxon të

IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) ka konfirmuar se "dhjetëra" raketa janë lëshuar drejt Izraelit dhe duke kërcënuar një sulm tjetër nëse Izraeli përgjigjet.

Garda e fuqishme Revolucionare e përshkruan sulmin me raketa si hakmarrje për vrasjen në korrik të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, të premten dhe për vrasjen e popullit libanez dhe palestinez.

Garda tha se forcat e saj ajrore kishin shënjestruar "baza të rëndësishme" dhe do të njoftonte detajet më vonë.

Në një deklaratë të postuar në platformën X të Misionit të Iranit pranë OKB-së, autoritetet iraniane thanë se “kundërpërgjigja e ligjshme, racionale dhe legjitime e Iranit ndaj akteve terroriste të regjimit Zionist – që përfshin vënien në shënjestër të shtetasve dhe interesave iraniane dhe shkeljen e sovranitetit kombëtar të Republikës Islamike të Iranit – u krye me sukses.”

“Nëse regjimi Zionist guxon të kundërpërgjigjet apo të kryejë akte tjera keqdashëse, një kundërpërgjigje tjetër dhe shkatërruese do të pasojë. Shtetet rajonale dhe përkrahësit e zionistëve këshillohen që të ndajnë rrugët me regjimin”, thuhet në postimin e Iranit.

Agjencia e lajmeve Reuters citon një zyrtar iranian të ketë thënë se sulmi iranian u urdhërua nga udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei dhe se Teherani është përgatitur për një kundërpërgjigje të mundshme nga Izraeli.

Udhëheqësi suprem iranian, Ali Khamenei ndodhet në një vend të sigurt pasi sulmit me raketa ndaj Izraelit, tha një zyrtar i lartë i Iranit për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ai ishte dërguar në vendin e sigurt pas vrasjes nga Izraeli të udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah javën e kaluar.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme