Bota 1 October 2024, 18:45 Nga VNA

Incident në aeroportin e Bergamos, shpërthejnë gomat e pasme të avionit gjatë uljes

Ndaje në Whatsapp
Incident në aeroportin e Bergamos, shpërthejnë gomat e pasme

Një incident ka ndodhur në aeroportin e Bergamos i njohur si “Orio al Serio” në Itali, pasi një avion i kompanisë “Ryanair” i plasën gomat e pasme.

Avioni që mbërriti nga Barcelona El Prat po ulej në orën 07:55 të mëngjesit me orën lokale, kur katër gomat e pjesës së pasme shpërthyen, duke e lënë të bllokuar në pistë.

Për fat të mirë incidenti nuk ndikoi në manovrën e uljes si dhe nuk shkaktoi ndonjë problem të veçantë në bord, thanë autoritetet e aeroportit.

Megjithatë, është dëmtuar pista duke detyruar kështu riparimin urgjent të saj.

Ditën e sotme aroporti i Bergamos me anë të një deklarate është shprehur se fluturimet në aeroport pritet të rifillojnë mbrëmjen e sotme.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme