Politika 29 April 2024, 15:51 Nga VNA

“Sulmet e Ilir Metës, performancë e mjerueshme”, Basha thirrje deputetëve: Mbështesni amendamentet pro SPAK dhe kundër korrupsionit!

Ndaje në Whatsapp
“Sulmet e Ilir Metës, performancë e mjerueshme”, Basha

Para nisjes së seancës parlamentare, kryetari i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesin amendamentet e tij për SPAK dhe organet e tjera të drejtësisë.

“Sot dua të bëj një thirrje për të gjithë pa dallim politik, të mbështesin amendamentet e propozuara nga PD që bëjnë të mundur që SPAK, BKH dhe institucionet e tjera të drejtësisë të kenë kuadrin ligjor për të plotësuar detyrën e tyre.

Deputetët nuk janë bebe! Nëse nuk e bëjnë këtë ekspozohen si kukulla dhe mendojnë për karrigen e tyre. Ka nga këta, dhe shpresoj të jenë pakica.

Nga deputetet e parlamentit për këtë çështje ju kërkoj të mbështesin amendamentet pro SPAK dhe kundër korrupsionit”, tha Basha.

Po ashtu, Lulzim Basha komentoi edhe sulmet që kreu i PL, Ilir Meta i bëri nga koncenta kombetare, duke i konsideruar ato si “performanca te mjerueshme”.

Kreu i PD gjithashtu komentoi edhe sulmet e Metës nga konventa e PL, i cili me ironi tha se miqtë me të cilët isha në Itali, qeshën me performancën e mjerueshme.

"As nuk i pashë fare. Miqtë me të cilët isha në Itali qeshën me performancën e mjerueshme. Nuk presim asgjë as nga ai, as nga të tjerët, zëdhënësin e të cilit ai bën. Kjo kastë e vjetër politike e ka problemin jo thjesht me Bashën, por me modelin që ne përfaqësojmë që është fundi i lojërave 34 vjecare në kurriz të shqiptarëve dhe është një fytyrë njerëzore" - u shpreh Basha.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme