Politika 28 April 2024, 17:09 Nga VNA

Basha me shqiptarët në Lombardi: Nuk ka asgjë të pamundur për të realizuar votën e shqiptarëve, por kasta e vjetër politike nuk do ta mundësojë

Ndaje në Whatsapp
Basha me shqiptarët në Lombardi: Nuk ka asgjë të pamundur

Pas kryeministri Edi Rama, edhe kreu i PD, Lulzim Basha, mesa duket ka filluar turin e takimeve me shqiptarët në emigrim. Basha ka zhvilluar një takim me shqiptarët në zonën e Lombardisë në Itali, ku ka vënë theksin tek vota e diasporës që sipas tij po mbahet peng nga kasta e vjetër politike në vend.

“Nuk ka asgjë të pamundur për të realizuar votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, për të realizuar votën tuaj këtu ku jetoni, në kushte të plota të integritetit dhe të lehtësisë për ta hedhur këtë votë. Por ka një komplot të kastës së vjetër politike, ka një komplot të atyre që sot e gjithë ditën, e gjithë natën e shohin diasporën shqiptare, emigrantët shqiptarë me vlerat që ju përfaqësoni, me parimet tek të cilat besoni, sepse përmes këtyre parimeve të jeni të qartë përpara, në Itali, Greqi, në Amerikë, në Angli e kudo si një rrezik esencial për lojën e tyre të vjetër. Për ta mbajtur Shqipërinë kështu siç është, madje duke e plakur e duke e pakësuar ditë për ditë, për sa kohë mbahet nën kontrollin e duarve dhe mendjeve të vjetëra politike. Kjo ëshët arsyeja pse më pak se një vit para të katërtave palë zgjedhje që kur premtoi votën e emigrantëve nga kjo sallë, ky kryeministër por jo vetëm ai i druhen zërit tuaj, i druhen vendimit tuaj, i druhen gjykimit tuaj, i druhen votës tuaj. Qëllimi është i qartë, t’ju bëjnë të hiqni dorë nga Shqipëria” – tha Basha.

Kryedemokrati gjithashtu ka përsëritur 4 prioritetet e PD për lista të hapura, barazia e votës, votimi dhe numërimi elektronik si dhe vota e diasporës. Për këtë ai kërkoi mbështetjen e shqiptarëve në emigrim për të sjell një qeveri demokratike dhe europiane.

“Përkushtimi ynë është i plotë dhe i qartë. Së pari për listat e hapura, apo votën proferenciale. Do t’i mundësojmë edhe një herë qytetarëve tanë që të jenë ata, të jeni ju që vendosni kush ju përfaqëson në Kuvendin e Shqipërisë dhe jo një grusht kryetarësh partish. Barazia e votës që vota e çdo shqiptari të peshojë njësoj. Votimi dhe numërimi elektronik si një parakusht edhe për një votë efektive të diasporës. Dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, rikthimi i gjysmës së Shqipërisë, i gjysmës së shqiptarëve që janë jashtë Shqipërisë në një korpus vendimmarrës politik, duke u dhënë pa asnjë hezitim të drejtën Kushtetuese duke e bërë atë efektive përmes votës së diasporës. Këto janë qëndrimet tona miq, por unë dua të jem i sinqert me ju. Më pak se një vit që na ndajnë nga zgjedhjet, faktorët kryesor që e mbajnë peng Shqipërinë, nuk i kemi në krahun tonë në asnjë prej këtyre synimeve, e në veçanti nuk i kemi në krahun tonë sa i takon votës së diasporës. Ndaj thirrja ime është që të bashkohemi në këtë betejë, ka akoma kohë. Dhe ekuacioni është i qartë: nga njëra anë janë shumica dërrmuese e shqiptarëve, e vëllezërve dhe motrave tuaja, e familjarëve tuaj të cilët duan t’ju kenë ju zërin tuaj, votën tuaj në ngritjen e parlamentit të ardhshëm dhe qeverisë së ardhshme të Shqipërisë pranë. Edhe nga këtu në Milano dua të përsëris të njëjtën thirrje, gjithësecili duhet të hedh të paktën një hap pas nga interesi personal, për interesat e Shqipërisë, për interesat e shqiptarëve, për interesat në këtë rast të demokratëve, po do të thoja të të gjithë shqiptarëve. Dhe në qoftë se bashkohemi përmes vlerave dhe jo egove personale, duke u bashkuar për të nesërmen dhe për të lënë pas të shkuarën me të mirat dhe të këqijat e veta, jam i bindur që një vit mjafton për të ndërtuar alternativën dhe për t’i dhënë çdo shqiptari arsyen për të shkuar për të ndëshkuar Edi Ramën me votë, e për të sjell një qeveri demokrate, europiane, pro perëndimore, për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve” u shpreh Basha.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme