Bota 6 April 2025, 20:41 Nga VNA

Stuhitë godasin SHBA-në: 16 viktima, përmbytje dhe paralajmërime për më shumë se 75 milionë qytetarë

Ndaje në Whatsapp
Stuhitë godasin SHBA-në: 16 viktima, përmbytje dhe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përballur me një mot ekstrem gjatë ditëve të fundit, teksa stuhitë e fuqishme dhe tornadot kanë goditur disa zona të pjesës qendrore dhe lindore të vendit, duke shkaktuar shkatërrime masive dhe humbje jetësh. Deri më tani janë konfirmuar të paktën 16 viktima, mes tyre dy fëmijë – një 9-vjeçar në Kentucky dhe një 5-vjeçar në Arkansas. Të dy humbën jetën si pasojë e përmbytjeve, ndërsa po përpiqeshin të shkonin në shkollë apo në stacionin e autobusit.

Stuhitë dhe reshjet intensive kanë prekur një zonë të gjerë nga Arkansas deri në Ohio, duke bllokuar rrugët dhe lënë qindra mijëra qytetarë pa energji elektrike. Tennessee është cilësuar si shteti më i goditur gjatë fundjavës, ndërsa edhe Luiziana, Alabama dhe Georgia kanë raportuar dëme të mëdha nga moti i keq.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar i SHBA-së ka paralajmëruar se kushtet e pafavorshme atmosferike do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Mbi 75 milionë amerikanë rrezikojnë të preken nga përmbytjet, stuhitë dhe tornadot, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të marrin masa paraprake dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencave lokale.

Shkencëtarët e lidhin këtë situatë ekstreme me pasojat e ngrohjes globale. Sipas tyre, ndryshimet klimatike po ndikojnë në intensitetin dhe shpeshtësinë e fenomeneve të rënda atmosferike. Vitin e kaluar, SHBA shënoi një rekord të ri të temperaturave të larta, ndërsa u përball edhe me një numër të pazakontë uraganesh dhe tornadosh shkatërruese. Rritja e këtyre fenomeneve është kthyer në një alarm serioz për klimën dhe jetën e përditshme të qytetarëve amerikanë.

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme